<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arsimi shqiptar në vitet e komunizmit

Përpara vitit 1991 sistemi arsimor karakterizohej nga siguria, stabiliteti dhe rregulli. Kushtet materiale ishin të mira. Mësuesit merrnin paga të mira (600-800 lekë në muaj). Ciklet e arsimit ishin: arsimi fillor, unik dhe i mesëm. Ligji i 1946 përcaktoi kohëzgjatjen e arsimit të përgjithshëm në 11 vjet. Parimi ku do bazohej shkolla ishte : mësim-punë–kalitje ushtarake, fizike. Por kishte dhe disa pjesë negative tek këto shkolla.

Tri karakteristika të modelit të shkollës lindore janë ende të pranishme në shkollën shqiptare: centralizmi, mësimdhënia me në qendër mësuesin dhe mbivlerësimi i strategjive të të mbajturit mend.
Gjatë komunizmit, shkolla kishte një rol aktiv në luftën militante kundër fesë. Arsimimi ateist shihej si thelbësor për formimin shkencor të brezave të rinj dhe për emancipimin e shoqërisë e përparimin e saj drejt socializmit. Për pasojë, librat shkollorë të historisë botërore shpjegonin jo vetëm se feja ishte rrjedhojë e injorancës mbi funksionimin e natyrës, por edhe si pasojë e klerikëve që ishin mbështetës të sundimit klasor të të pasurve dhe të fuqishmëve mbi shtresat e gjera të popullit. Një shembull i tillë është libri i historisë për klasën e 5-të, i botuar në vitin 1988, përfshinte një mësim mbi krishterimin si mbrojtës të rendit feudal.


Në Shqiperi, gjatë komunizmit fëmijët me aftësi të kufizuara në fillim nuk trajtoheshin mirë madje konsideroheshin turp dhe ndëshkim nga zoti. Këta fëmijë mbaheshin të izoluar në shtëpi. Nuk kishte asnjë politikë sociale që favorizonte këta femijë. Përsa i përket situatës së arsimit të tyre ai daton pas 1970. Këta femije shikoheshin si individë ku trajtimi i të cilëve nuk përbënte një aspiratë primare për shtetin dhe shoqërinë. Përpjekjet e para lidhen me hapjen e disa klasave të vecanta për fëmijet e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë. Filluan të hapen shkolla për këta fëmijë të cilat ndodheshin pranë shkollave të zakonshme. Këto shkolla u hapën në fillim në Tiranë (1973), Vlorë (1983), Elbasan ( 1984), Shkodër, Durrës ( 1974) dhe Korcë.


Aplikimi i trekëndëshit revolucionar: “Mësim, punë fizike dhe stërvitje ushtarake” krijonte iluzionin tek nxënësit dhe studentët se të gjithë të huajt ishin armiq. Shoqëria jonë u mbyll dhe u izolua nga ideologjia e theksuar e ndërtimit të socializimit me mentalitetin “si në rrethim”. Komunizmi ishte një formë qeverisje e cila në dukje erdhi në mënyrë paqësore dhe legjitime, por që ishte krejt e kundërta. Hapat e para të marra ndaj shoqërisë ishin pozitive prandaj dhe shoqëria e priti shumë mirë si një regjim. Edhe pse shoqëria e priti me pozitivitet, individit iu cënuan shumë të drejta ashtu sic pati dhe suksese në fusha të tjera.


Shkroi: Kaliroi Mara

postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

11 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

14 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

14 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

15 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

15 hours ago