<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

3.8 milionë gjermanë nuk kanë hyrë kurrë në internet

3.8 milionë gjermanë nuk kanë lundruar kurrë në World Wide Web, komunikuar me miqtë online apo shkruar një e-mail.

Edhe pse shumica e gjermanëve kanë prej kohësh një modem të instaluar në shtëpi për të pasur akses të shpejtë në internet, rreth 3.8 milionë vetë nga mosha 16 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë në internet.

Mospërdorimi i internetit vihet re sidomos tek të moshuarit. Kështu sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden një ndër pesë vetë në moshat 65 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë online.

Kurse në grupmoshën midis 55 dhe 64 vjeç, tetë përqind nuk kanë vizituar kurrë një faqe interneti. Ndërsa përqindja e të rinjve nën 55 vjeç që nuk kanë vizituar kurrë një faqe interneti apo shkarkuar diçka nga interneti është tre për qind.

Dallime të mëdha në BE

Sipas të statistikave të Eurostat mesatarja e personave që nuk kanë përdorur në BE internetin në vitin 2021 ishte tetë për qind, Megjithatë mes vendeve ka dallime të mëdha. Në Irlandë, vendet skandinave, Holandë dhe Luksemburg, përqindja e moshave 16-74 që nuk kanë përdorur kurrë internetin është më pak se pesë për qind.

Përqindjet më të larta të personave që nuk kanë përdorur internetin janë regjistruar në Greqi me 20 për qind, Bullgari me 17 për qind dhe Portugali me 16 për qind.

Më shumë se një e treta e popullsisë së botës – gjithsej 2.9 miliardë vetë – nuk ka fare akses në internet./DW

postbck postbck

Recent Posts

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

3 minutes ago

Vaji i ullirit dhe truri. Çfarë tregon studimi i fundit!

  Vaji i ullirit është prej kohësh një nga shtyllat e dietës mesdhetare dhe njihet…

14 minutes ago

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

22 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

23 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

24 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

1 day ago