Nga Jahja Drancolli
Si sot, në vitin 1963 Josip Broz Tito u shpall president i përjetshëm i Jugosllavisë. Vendi atëherë kishte 22 milionë banorë. Marshalli Tito dhe klika e tij politike më pas u ndjenë më rehat dhe të relaksuar.
Në vitet e para të Titos, sidomos pas vitit 1949 mijëra të burgosur u dërguan në burgun famëkeq në ishullin Goli otok, në brigjet e Kroacisë. Goli otok u hap në vitin 1949 pas një rezolute të Informbiro-s, në një kohë konfrontimi me mbështetësit stalinistë brenda Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Më vonë, aty u burgosën edhe disidentë të tjerë politikë. Ai njihet për kushtet e rënda të burgut, torturat dhe punën e rëndë të detyruar. Është vlerësuar se 17,000 deri në 32,000 të burgosur kaluan nëpër kamp. Midis tyre pësuan edhe rreth 350 shqiptarë (numri i të vrarëve dhe të vdekurve nuk është përcaktuar saktësisht).
Tito është gjithashtu përgjegjës për vrasjen e të paktën 3000 shqiptarëve në masakrën e Tivarit, si dhe për shpërnguljen masive të shqiptarëve në Turqi në vitet 1950.
Me vdekjen e Titos më 4 maj 1980, shumica dërrmuese e popullit shqiptar të asaj kohe, me banim në Jugosllavi, kishte një mendim përgjithësisht negativ për të, përkatësisht më negativ se ai sot për personalitetin e tij historik! /InforCulture.info
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…