<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Këto 10 kuriozitete sportive nuk i keni dëgjuar ndonjëherë!

Bota e sportit është e mbushur me të papritura dhe ngjarje të pabesueshme. Më poshtë kemi renditur 10 fakte të pazakonta dhe të çuditshme sportive që mbase nuk i dini.

1. Ngjyrat e unazave të Lojërave Olimpike i përkasin çdo flamuri të shteteve në botë. E verdha, jeshilja, e kuqja, e zeza dhe bluja u zgjodhën sepse të paktën një nga këto pesë ngjyra shfaqet në çdo flamur të botës.

2. Ndeshja më e gjatë e tenisit u zhvillua në vitin 2010 në Wimbledon , Londër. John Isner i SH.B.A-së mundi Nicolas Mahut të Francës në një ndeshje që zgjati 11 orë e pesë minuta. U deshën 3 ditë për të përfunduar ndeshjen!

3. Golfi është i vetmi sport që është luajtur në Hënë.

Në vitin 1971, astronauti i Apollo 14 –Alan Shepard– gjuajti një top golfi me një hekur të improvizuar në sipërfaqen e hënës.  Topi shkoi shumë larg dhe humbi, kjo për shkak të mungesës së atmosferës dhe gravitetit të ulët të Hënës.

4. Në Olimpiadën e lashtë Greke, e cila daton që në vitet 776 p.e.s., në ndeshjet e mundjes konkurrentët ishin nudo dhe të lyer me vaj. Ndeshja mbaronte vetëm kur një mundës ishte aq i rraskapitur sa që nuk mund të rezistonte më, dhe në fund dorëzohej.

5. Kur SH.B.A-ja mundi Anglinë favorite në Kupen e Botes të vitit 1950 në fuboll me rezultatin 1-0, fillimisht gazetarët menduan që ishte një gabim shtypi dhe shumica prej tyre printuan në gazeta që Anglia kishte fituar me rezultatin 10-1.

6. Filipinet kanë konkuruar në 20 Lojëra Olimpike Verore pa fituar asnjë medalje të artë.

Ndërsa, Lihtenshtajni ka konkuruar në 16 Lojëra Olimpike Verore pa fituar asnjë medalje fare.

7. Bari në fushën e tenisit në Wimbledon ka qenë 5 cm. i gjatë deri në vitin 1949, dhe më pas u shkurtua sepse një lojtar anglez u kafshua nga një gjarpër.

8. Makina e faksit është shpikur nga legjenda e boksit Rocky Marciano.

9.Michael Phelps ka fituar më shumë medalje të arta olimpike se sa 161 shtete të marra së bashku. Ai ka fituar gjithsej 28 medalje olimpike, ndër to 23 medalje të arta.

10. Në vitin 1949 u zhvillua një ndeshje boksi midis boksierit Gus Waldorf dhe një ariu. Ariut iu dha një gojëz mbrojtëse dhe doreza boksi për të krijuar kushte “të drejta” për të dy luftëtarët. Megjithatë, në fund ishte ariu që fitoi.

\Dylbia.com

postbck postbck

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

9 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago