humë studime thonë se kjo farë ka veti të jashtëzakonshme.
Vështirë se keni dëgjuar për “Farën e Zezë” (nigella sativa) më herët.
Kjo farë njihet edhe nga shumë emra tjerë, por pavarësisht se si e quani efektet e saj mbeten të njëjtat gjithmonë. Duke filluar nga eliminimi i baktereve të dëmshme në trup, e deri tek rigjenerimi i qelizave dhe indeve trupore.
Më poshtë i keni dhjetë përfitime shëndetësore të Farës së Zezë, e të cilat i ka vërtetuar edhe shkenca.
Tipi 2 i diabetit – Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm dy gramë në ditë të farës së zezë mund të rezultojnë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak, bashkë me zvogëlimin e rezistencës së insulinës, si dhe rritjen e funksionit të qelizës beta në pankreas.
EpilepsiaI- publikuar në Medical Science Monitor, një studim ka zbuluar se Fara e Zezë është efektive në zvogëlim e shpeshtësisë së krizave të epilepsisë tek fëmijët që rezistojnë trajtimet e duhura. Fara e zezë ka veti antikonvulsive.
Kanceri në zorrë të trashë – Në disa studime qelizore, Fara e Zezë është zbuluar se ka veti antikanceroze, më hollësisht e ndalon rritjen e qelizave kanceroze në zorrë të trashë. Në një studim me minj, kjo farë e ka luftuar me sukses kancerin në zorrë të trashë dhe nuk ka pasur efekte anësore.
Mbrojtja nga sulmet në zemër – Një ekstrakt nga Fara e Zezë është zbuluar që posedon kualitete për mbrojtjen e zemrës, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të zemrës.
Kanceri i gjirit – Disa studime e kanë ndërlidhur ekstraktin thymoquinone nga nigella sativa me reduktimin e rritjes së kancerit në gji dhe rritjen e apoptozës (qelizë e vdekjes) në qelizat kanceroze të gjirit.
Këto përfitime shëndetësore të kësaj fare janë vetëm maja e ajsbergut.
Shumë studime tjera të ndryshme tregojnë se kjo farë misterioze është më e shëndetshme se ç’mund të imagjinojmë!
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…