<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Kanë therrë, për të kursyer municionin”/Nga shkrimet e një politikani serb për krimet mbi shqiptarët

Abdulla Mehmeti

Për reflektim: askush nuk ka të drejtë të luaj me fatin dhe të ardhmen e kombit shqiptar

Pse elitat politike dhe intelektuale të shqiptarëve gjithmonë duhet të jenë më internacionalistë, kozmopolitë, globalistë dhe integristë, se ato të popujve dhe shteteve fqinje të tyre, nëse nuk janë të shitur, mercenarë dhe antikombëtarë?

Cilat vlera demokratike, humane e qytetëruese, cilat ideale, aspirata dhe vlera kombëtare i mbrojnë pushtetet e shteteve shqiptare, politika zyrtare, pseudo elitat politike dhe intelektuale të shqiptarëve, që të heshtin, harrohen, fshihen nga kujtesa e popullit dhe nga faqet e historisë të gjithë krimet ndaj popullit shqiptar nga popujt dhe shtetet fqinje gjatë historisë, nga viti 1913 e deri më sot, sidomos gjatë regjimit komunist dhe riokupimit të Kosovës më 1989 deri në tmerret e gjenocidit dhe krimeve gjatë Luftës çlirimtare të Kosovës më 1989/1999?

Nga dëshmitë e një autori serb, politikan dhe themelues i lëvizjes socialdemokrate serbe:
“Kur populli shqiptar është përpjekur të mbrohet nga robërimi i ri (më parë ka qenë nën robërinë turke) – atëherë soldateska serbe ka kryer masakra të papara mbi popullin shqiptar, ka vrarë e ka prerë, – po, praktikisht kanë therrrë, për të kursyer municionin – me dhjetëra mijë njerëz: pleq e të rinj, burra e gra, dhe me zjarr i kanë rrafshuar për toke dhjetëra katunde e vendbanime shqiptare; dhe, të gjitha këto i ka bërë një shtet i vogël ndaj një populli edhe më të vogël, i cili pas rënies së perandorisë turke, ka dashur ta krijojë shtetin e tij të pavarur. Kështu ka vepruar Serbia e vogël kapitaliste, jo Serbia popullore, e cila vetëm dy muaj më parë e përfundoi luftën me Turqinë, me qëllim të çlirimit të popullit të saj të robëruar. Dhe, kur imperializmi i Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë, në vitin 1914 e sulmoi Serbinë dhe e okupoi atë, atëherë Serbia ulëriti dhe e alarmoi tërë botën, por me këtë rast harroi se ajo veproi ngjashëm me popullin shqiptar, duke luftuar kundër imperializmit të huaj, por duke zbatuar imperializmin e vet ndaj më të vegjëlve dhe më të dobëtëve se vetja.”

– Trisha Kacleroviç, “Berner Tagwacht”, Bernë, Zvicër, kryeartikull në gazetë, maj 1916.

* * *

NGA SHKRIMET E NJË POLITIKANI SERB PËR KRIMET MBI SHQIPTARËT

„Soldateska serbe, për t’i pushtuar territoret e tyre ka therrur me mijëra shqiptarë duke kursyer municionin…“
– Trisha Kacleroviç, më 1916.

(Ky gjenocid ka vazhduar përgjatë së paku një shekulli mbi shqiptarët, nga viti 1912 deri më sot, jo vetëm në Serbi, por i zbatuar përmes qeverive kuislinge edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Disa intelektualë serbë kanë folur hapur kundër këtyre krimeve dhe gjenocidit gjatë gjithë kohës, që nga viti 1913 deri më sot, ndërkohë që disa mercenarë dhe kuislingë shqiptarë edhe sot vazhdojnë t’i mohojnë këto fakte, kinse në emër të pajtimit mes dy popujve, ndërkohë që velloja e përgjakur e këtyre krimeve nuk ua fsheh fytyrën e vërtetë prej kriminelësh dhe mercenarësh të paguar nga qarqet e fshehta dhe nëntoka kriminale serbe dhe ruse, si dikur Nijazi Limanovski në Maqedoni, sot Kapllan Resulbegoviqi dhe disa të tjerë.)

Çka shkruan Trisha (Trifun) Kacleroviç, politikan dhe gazetar serb, njëri ndër themeluesit e Partisë socialdemokrate serbe (1903), për gjenocidin serb mbi shqiptarët gjatë viteve 1912-1913?

Këto të dhëna janë përfshirë fillimisht në një artikull të këtij autori të botuar në gazetën “Berner Tagwacht” në Bern të Zvicrës, si kryeartikull në numrin e saj të muajit maj 1916, ndërsa më vonë në Apelin drejtua konferencës së Internacionales socialiste, të mbajtur në Cimervald të Zvicrës, me teitull: “Apel socilistëve serbë dhe botës së qytetëruar”, të përfshira më vonë edhe në veprën e po këtij autori dhe me të njëjtin titull, të botuar më 1951, në 80 faqe.

Trisha Kacleroviç: “Kur e kam përmendur Raportin tim të paraqitur në konferencën në Kintalë, dua të them disa fjalë në lidhje me këtë. Ajo ka qenë një kritikë e ashpër ndaj qeverisë serbe, sidomos ndaj politikës së saj të luftës. Një moment nga ky Raport ka zgjuar kureshtje të veçantë, si në konferencën në Kintalë dhe në qarqet politike zyrtare serbe. Aty e kam paraqitur si qeveria e serbe, më 1912-1913, në emër të imperializmit të borgjezisë së saj ka tentuar ta robërojë popullin shqiptar dhe të përvetësojë pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Me këtë qëllim, ushtria serbe ka pushtuar territore të mëdha shqiptare deri në detin Adriatik. Por, kur populli shqiptar është përpjekur të mbrohet nga robërimi i ri (më parë ka qenë nën robërinë turke) – atëherë soldateska serbe ka kryer masakra të papara mbi popullin shqiptar, ka vrarë e ka prerë, – po, praktikisht kanë therrrë, për të kursyer municionin – me dhjetëra mijë njerëz: pleq e të rinj, burra e gra, dhe me zjarr i kanë rrafshuar për toke dhjetëra katunde e vendbanime shqiptare; dhe, të gjitha këto i ka bërë një shtet i vogël ndaj një populli edhe më të vogël, i cili pas rënies së perandorisë turke, ka dashur ta krijojë shtetin e tij të pavarur. Kështu ka vepruar Serbia e vogël kapitaliste, jo Serbia popullore, e cila vetëm dy muaj më parë e përfundoi luftën me Turqinë, me qëllim të çlirimit të popullit të saj të robëruar. Dhe, kur imperializmi i Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë, në vitin 1914 e sulmoi Serbinë dhe e okupoi atë, atëherë Serbia uluriti dhe e alarmoi tërë botën, por me këtë rast harroi se ajo veproi ngjashëm me popullin shqiptar, duke luftuar kundër imperializmit të huaj, por duke zbatuar imeprilizmin e vet ndaj më të vegjëlve dhe më të dobtëve se vetja. Apetitet imperialiste kanë ekzistuar jo vetëm tek Fuqitë e mëdha, por edhe tek shtetet e vogla ballkanike, që mes tjerash u dëshmua në Luftën ballkanike më 1912, kur pas rënies së Perandorisë Osmane, shtetet ballkanike u kacafytën mes vete për territore të huaja, duke i futur popujt e tyre në kasaphanë.”*

*Bëhet fjalë për Greqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi që u kacafytën për pushtimin e sa më tepër territoreve shqiptare. Shënimi im.

(13.V.2020)

postbck postbck

Recent Posts

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

5 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

5 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

6 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

1 day ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

1 day ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

1 day ago