Sheikët shquhen të mburren për makina, jahte dhe avionë. Një Sheik i apasionuar pas makinave ka ndërtuar Hummer H1 më i madhi në botë me lartësi mbi 6 metra dhe me dy kate brenda.
Automjeti i jashtëzakonshëm, i porositur nga Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan, krenohet me shkallët, një tualet dhe madje edhe një hapësirë për mysafirë dhe që është plotësisht e lëvizshme. Makina e cila do qendrojë në Muzeun e tij Historik Sharjah Off Road në Emiratet e Bashkuara Arabe, është 14 metra i gjatë, 6 metra i gjerë dhe është 6.6 metra i lartë.
Sheikhu, një miliarder i familjes mbretërore të Emirateve, mban rekordin botëror të Guinness për koleksionin më të madh të automjeteve 4×4 me 718 modele. Hummeri gjigant H1 është i ndërtuar sipas modelit të blindës ushtarake amerikane LARC-LX , mjeti ka katër motorë, një për secilën rrotë. Makina ka një shpejtësi maksimale prej 32 km/h dhe në brendësi ka dy kate. Kati i parë ka shkallë, një tualet dhe një lavaman, ndërsa i dyti ka një vend privat ku priten dhe argëtohen mysafirët dhe miqtë e shtëpisë me një pamje 360 gradë.
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…
Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…
Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…
Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…