Deri tani e dimë dhe njohim sipas përshkrimeve dhe në bazë të materialeve e relikteve që janë gjetur Përkrenarja dhe shpatat në muezun e artit e historisë në Vjenë.
Por është me rëndësi të dimë edhe këtë se Gjergj Kastrioti kishte edhe veshje prej armature që e mbante me simbolet e tij të shqiponjës dhe diellit apo yllit.
Thuhet se në vitin 1590 janë gjetura disa veshje prej armaturash që i takonin dhe shërbenin mbretit e kryezotit tonë arbëror Gjergj Kastriotit.
Poashtu në përshkrim thuhet se „një armaturë e tillë madhështore plotësisht e inkorporuar, e gjetur rreth vitit 1590,i shërbente Princit të Shqipërisë, Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.“ (A.w.k.k.w.,d.s.,tf.III 1865)
Është fakt ,pasi edhe në bazë të përshkrimeve të kronistëve e bashkëkohësve të tij ,kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti kishte veshje të tilla prej armature.[Gjon Keka]
Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…
Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e çdo foshnje dhe janë…
Në lartësitë ekstreme të maleve të Himalaya Mountains, ku temperaturat bien shumë nën zero dhe…
Sot mbushen 101 vjet vrasja e heroit të popullit, Bajram Curri, nga ushtria e Ahmet…
Shumë detergjent nuk i bën më të pastra përkundrazi, lë gjurmë dhe erëra të…
Studimi i ri zbulon një mekanizëm të ri që mund të ndryshojë trajtimin dhe…