Aloe vera përmban më shumë se 200 përbërës biologjikisht aktivë, që përfshijnë polisakaridet, vitaminat, enzimat, aminoacidet, dhe minerale që nxisin përthithjen e ushqyesve.
Nëse nuk e keni ende një lule aloe vera në shtëpitë tuaj, ju sugjerojmë që ta mbillnit, pasi përdorimi i saj do ndryshojë pamjen tuaj, nëse keni probleme me fytyrën si dhe organizmin tuaj. Mund të përdoret dhe për emergjenca si gërvishtjet, prerjet dhe plagët.
Një studim ka treguar se aloe vera përmban vitaminën B12, e cila kërkohet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ky është lajm shumë i mirë për vegjetarianët, të cilët shpesh nuk marrin sasinë e duhur të B12 përmes dietës së tyre të rregullt.
Të tjerë studime kanë treguar se të marrësh aloe, mund të ndihmosh në disponueshmërinë biologjike të vitaminës B12, që do të thotë se trupi mund ta përthithë dhe përdorë më kollaj. Kjo mund të parandalojë mangësinë e kësaj vitamine. Aloe vera është gjithashtu burim i vitaminave A, C, E, acidit folik, kolinës, B1, B2, B3 dhe B6.#
Aloe vera përmban 20 nga 22 aminoacidet thelbësore që kërkohen nga trupi i njeriut. Ajo përmban gjithashtu acid salicilik, që lufton inflamacionet dhe bakteret.
Aloe vera ka shumë minerale, duke përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, selenin, natriumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin. Të gjithë këta minerale bashkëpunojnë për të forcuar rrugët metabolike.#
Aloe vera përmban enzima të rëndësishme si amilaza, dhe lipaza, që ndihmojnë tretjen duke shpërbërë dhjamin dhe molekulat e sheqerit. Një molekulë në vecanti, Bradikinasa, ndihmon në reduktimin e inflamacionit.
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…
A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…