<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Misteret dhe dukuritë e pashpjegueshme të Kishës së Laçit

Ditën e djeshme ka nisur pelegrinazhi i përvitshëm në Kishën e Shën Ndout në Laç, që ndryshe njihet si Kisha e Laçit ose “Shna Ndou”.

Pelegrinazhi i shenjtë i nisur ditë të martën e kësaj jave do të zgjasë për 13 javë dhe çdo të martë deri në 13 qershor njerëzit mblidhen rreth Kishës dhe i luten për shëndet dhe mirësi.

Por pse pas kaq shumë vitesh ky ritual mbetet ende kaq i fuqishëm teksa në të marrin pjesë mijëra shqiptarë e të huaj? Sepse thuhet që Kisha përveç të tjerash mbart edhe mistere, por le t’i hedhim një sy historikut të saj të përmbledhur nga Radio Vatikani:

Dikur Kisha e Laçit ishte një nga Kishat më të dashura, më të ndjekura. Pastaj prej saj mbeti vetëm një shkëmb i lëmuar nga buzët e besimtarëve. Që lanë aty, mijëra lutje, dalë nga zemrat. Kështu shkëmbi i thatë u kthye në simbol shprese e qëndrese. Diktátura e Hoxhës i përdori të gjitha mjetet e mundshme për ta zhdukur nga kujtesa e shqiptarëve atë vend të shenjtë. E nga zemrat, njërin nga Shenjtorët më të dashur të botës së krishterë. Por as propaganda, as kércënimet, as polícët e ushtárët e rreshtuar, nuk ishin në gjendje ta ndalonin procesioinin e gjatë, të vijueshëm të shqiptareve që vit për vit, posaçërisht më 13 qershor, shkonin për të nderuar kujtimin e Shenjtit e për të kërkuar ndihmën e Tij. Studiuesit e kësaj dukurie të pashembullt në mes të terrorit të Shqipërisë komuniste, ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë mister: një regjim gjákatar thyhej përballë një Shenjti. E edhe përballë vullnetit të popullit, për ta dëshmuar haptas besimin në një nga Shenjtorët më të njohur në historinë e Kishës katolike. Në atë dështim pa dyshim, ishte fryma hyjnore, që dukej e ridukej, me gjithë pushtetin e vet hyjnor, të papërballueshem nga pushtetet tokësore, shprehur përmes mrekullive, të “Shenjtit të mrekullive”.

Një kishë e rrënuar, gjithnjë në këmbë: Laçi

Françeskanët erdhën në Shqipëri rreth vitit 1241, dhjetë vjet mbas ngjitjes në qiell të portugezit të shquar, që me kultin e Tij, u bë udhërrëfyes i shqiptarëve në udhën drejt Krishtit. Ndërmjet disa Kishave kushtuar shenjtit, ndërtuan edhe atë të Shna Ndout, në Sebaste, kishë që u ngrit rreth vitit 1300 dhe u rrënua më 1971. Në këtë kishë shërbyen shumë meshtarë, ndërmjet të cilëve, Atë Shtjefën Gjeçovi, i Lumi Atë Mati Prenushi, Atë Klement Miraj, Imzot Robert Ashta, Atë Zef Pllumi…

Sot kisha e bukur, e rindërtuar mbi kodrën e Laçit, pret e përcjell njerëz të gjitha besimeve, dëshmitarë mrekullish…

Një mrekulli, ndërmjet shumë të tjerave…

(Ritreguar sipas një dëshmie)

Në vitin 1981, një grup ushtárësh nga toga e Drojës mori urdhër të shkonte te kodra e “Shna Ndout”, në Laç, për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit. Të krijohej përshtypja se qeveria kishte frikë edhe nga rrënojat. Ndërtesa qe shembur në vitin famëkeq 1967, kur regjimi komunist doli haptazi në shesh të mejdanit kundër Kishës. E, natyrisht, edhe kundër Shëna Ndout. Duel i heshtur i ármës me uratën! Po më kot u mundua t’ua presë udhën besimtarëve. Një frymë misterioze i tërhiqte aq, sa të përballonin deri diktaturën, që nisi të shqetësohej seriozisht për këtë fenomen. Prej këndej ushtarët e zonës morën urdhër t’i hidhnin në erë muret e, me ta, të shlyenin përgjithmonë edhe kujtesën e kishëzës e të Shëna Ndout.

Pasi e shembën një pjesë të rrethimit, 32 ushtarët e togës  mbetën, çuditërisht, të paralizuar nga mesi e poshtë. Ishte një fenomen i pashpjegueshëm. Mbetën të ngrirë, aty, mbi mur, ku erdhën e i morën me shpejtësi. Nuk ishte më fjala për të zhdukur ca gërmadha. Duhej zhdukur çdo gjurmë e një mrekullie të gjallë, të prekshme që, megjithë kujdesin e qeverisë, e si çdo lajm i ndaluar, mori menjëherë dhenë. Pushteti popullor i nisi disa prej ushtárëve të ngurrosur për mjekime në Austri, për 6 muaj, ndërsa të tjerët, në Spitalin Ushtárak të Tiranës.

Ushtárët u ngritën përsëri në këmbë pas shumë mjekimesh. Por gjithnjë me pasoja të dukshme. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm. Qeveria bëri çmos ta justifikonte ngjarjen, duke pohuar se ishte helmim nga ushqimi, por kjo diagnozë nuk u provua kurrë shkencërisht. Historia mbeti, edhe sot e kësaj dite, e veshur me mister. E regjistruar ndërmjet shumë mrekullive të tjera, në kujtesën popullore. Sa mirë do të ishte të kujtohej dikush e t’i mblidhte mrekullitë e Laçit në një libër kushtuar Shenjtit, nga shqiptarët mirënjohës.

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

16 hours ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

21 hours ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

22 hours ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

23 hours ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

2 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

2 days ago