<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Është shtuar shumë sëfundmi: Ky është fenomeni që po ndodh në trupin tonë, zbuloni arsyet

u ka ndodhur që teksa takoni një kolege, mik apo familjar të ndjeni mes jush një shkarkesë elektrike? Epo nuk jeni të vetmit, pasi sëfundmi në rrjetet sociale  ka filluar të diskutohet shumë mbi shkarkesat elektrike që bën trupi jonë kur ka kontakt me një person tjetër apo një send metalik që ka kontakt me tokën.

Bëhet fjalë pikërisht për elektricitetin statik, i cili nuk është i dukshëm, por bën pjesë në jetën tonë dhe ekzistojnë metoda për të shmangur këtë fenomen të bezdisshëm.

Trupi i njeriut manifeston shkarkime elektrike statike që janë rezultat i një ndryshimi të mundshëm ekzistues mes një ngarkese pozitive me atë negative. Në të dyja rastet ekziston një elektron në dispozicion për të neutralizuar një ngarkesë pozitive.

Në muajt ku moti është i ftohtë dhe i thatë, mund të ndodhët që shkarkimet elektrostatike të jenë më të shpeshta, por mund ta rregullojmë këtë lloj problemi.

Arsyet kryesore për krijimin e Energjisë Elektrike Statike janë si më poshtë:

Kontakti i dy materialeve. (fërkimi, rrotullimi, ecja, etj.)

Transferimi i shpejtë i nxehtësisë. (p.sh. materiali në furrë)
Rrezatimi me energji të lartë. (UV, rreze X, fusha të forta magnetike)

Procedurat e prerjes. (p.sh. prerja e gjetheve)

Induksioni. (prania në një fushë elektrike të krijuar nga ngarkesa statike)

Fenomeni vërehet shpesh në ambientet e zyrave, duke u lidhur drejtpërdrejtë me dyshemenë. Ka dy shkaqe të mundshme:

1) Ngarkesa që janë krijuar nga një shkak tjetër dhe jo nga dyshemeja, por që nuk mund të shkarkohen për shkak të këpucëve të ndryshme si për shembull ato me sholla gome.

2) Personi ngarkohet nga karrigia që ulet nëse rrotat e saj rrotulluese nuk janë përçuese, në mënyrë që të shkarkohet pa probleme.

Pajisjet elektronike (p.sh. kompjuterët) të përdorur, në varësi të detajeve të ndërtimit të tyre, mund të jenë më të ndjeshme se ato njerëzore. Prodhuesit më pas kërkojnë një madhësi maksimale të ngarkimit si dhe vlera minimale të lagështisë relative.

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet zonave ku përdoren lëndë shpërthyese ose të ndezshme (operacionet, laboratorët, zonat e ruajtjes së municioneve ose fishekzjarrëve, pikat e karburantit). Në të gjitha zonat e mësipërme, dyshemeja duhet të sigurojë një mënyrë të sigurt për të hequr ngarkesën statike dhe për këtë arsye duhet të përdoren dysheme të veçanta.

Si mbrohemi nga elektriciteti statik?

Në shtëpi mund të përdorim metodat për të rritur lagështinë. Grimcat e ajrit kontribuojnë për të shkarkuar ngarkesën. Gjithashtu një ndihmë janë edhe bimët apo uji i aromatizuar nga agrumet.

Një tjetër këshillë është se mund të vendosni tek rrobat tuaja një gjilpërë, pasi metali ndihmon në shpërndarjen e ngarkesës. Gjithashtu mund të mbani në xhep një monedhe metali dhe kështu do të shpëtoni nga elektriciteti që ju prodhoni trupi.

Edhe tapetet apo moketet mund të jenë të ngarkuar me elektricitet statik. Për këtë ekzistojnë sprejt të posaçëm në dyqan, por ne këshillojmë gjithmonë që të spërkatni pak ujë dhe zbutës mbi tapet.

postbck postbck

Recent Posts

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

4 minutes ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

3 hours ago

A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?

    Edhe pse uji i ftohtë mund të japë një ndjesi freskie dhe të…

3 hours ago

Nëse pini vaj ulliri çdo mëngjes, nuk do ta besoni çfarë i ndodh trupit tuaj

    Nëse pini vaj ulliri çdo mëngjes, nuk do ta besoni çfarë ndodh me…

3 hours ago

Si të qëndroni të shëndetshëm gjatë sezonit të gripit

    Sezoni i gripit dhe ftohjes sjell një rrezik në rritje të infeksioneve të…

3 hours ago

Pse peshqirët e banjës kanë vija pranë skajeve? Arsyeja praktike që ndoshta nuk e dinit

  Kur palos një grumbull peshqirësh banje, a të ka shkuar ndonjëherë mendja pse kanë…

3 hours ago