Një material i postuar së fundmi nga një grup aktivistësh në mbrojtje të kafshëve, paralajmëron ngrënësit e mishit të pulës për fenomenin e quajtur “vijat e bardha”, që prek zakonisht pjesën e gjoksit të pulës, i cili përdoret masivisht për fileto.
Sipas një studimi, vijat e bardha janë shenja të një çrregullimi muskulor që shfaqet përgjithësisht në pjesën e gjoksit të pulave.
Ky çrregullim, shton përmbajtjen dhjamore me 224% dhe ul ndjeshëm përmbajtjen proteinike. Një tjetër studim i ndërmarrë në të njëjtin vit arriti në të njëjtin konkluzion.
Dhe ju me siguri i keni vënë re këto shenja në tregun e mishit. Ky çrregullim shfaqet në formën e vijave gjatësore të bardha që shkojnë paralelisht me muskulin. Sipas studiuesve amerikanë, me kalimin e viteve, ky fenomen është përhapur edhe më shumë, falë rritjes së konsumit të mishit të pulës, çka i ka nxitur fermerët të rrisin pula më të majme në më pak kohë.
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…