<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Së shpejti fillon Ramazani, këtu gjeni një listë të gjërave që nuk e prishin agjërimin

Nëse keni pasur dyshime se çfarë do të prishë agjërimin, kjo listë do të iu ndihmoj të kuptoni më mirë.

Duke ju uruar muaj të mbarë e të begatë të Ramazanit si dhe asgjërim të lehtë, ju rendisim më poshtë një listë me gjërat që nuk e prishin agjërimin tuaj, shkruan “IconStyle”.

Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë, transmeton lajmi.net.
Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart.
Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak, gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt.
Përdorimi i gjilpërave jo-ushqyese për trupin, të cilat vendosen në damar ose në mish: Kjo gjë nuk e prish agjërimin për arsye sepse nuk konsiderohet si ushqyes për trupin. Në këtë pjesë si shembull mund të përmendim kurimin me ilaçe mbi plagë të ndryshme, edhe në qoftë se ilaçi arrin të depërtojë në brendësi të trupit. Nuk duhet harruar se transfuzioni i gjakut dhe serumi e prishin agjërimin, pasi janë ushqyese për trupin e njeriut.
Përcjellja e pështymës ose e ushqimit që ndodhet ndërmjet dhëmbëve, nëse është shumë pak.
Futja e ujit në gojë, me kusht që të mos shkojë në fyt. Lejohet gjithashtu edhe larja e trupit për freskim.
Puthja e gruas, prekja, përqafimi. Kjo vlen për ato raste kur njeriu e kontrollon veten.
Ai që ha, pi ose bën diçka tjetër nga ato gjëra që e prishin agjërimin me mendimin se akoma nuk ka filluar dita e agjërimit. Ky person nuk e ka prishur agjërimin, pasi origjina është vazhdimi i natës dhe dyshimi i tij nuk merret në konsideratë.
Provimi i shijes së ushqimit me majën e gjuhës nuk e prish atë.
Larja e dhëmbëve, me kusht që pasta e dhëmbëve të mos e kalojë fytin.
Shkulja e dhëmbëve ose kurimi i tyre, në qoftë se lëndët e përdorura nga mjeku nuk arrijnë në fyt. /Lajmi.net/

postbck postbck

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues në Kosovës

Në rrugët e qyteteve të Kosovës, në oborret e shkollave, në kafene dhe parqe, është…

34 minutes ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

23 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

23 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago