Sipas Leo Freundlih, hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, liber qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare. Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë.
Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat.
Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.
Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.
Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9).Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”.
(L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan: “…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve.
Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.” (Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”! (Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare.
Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.
Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…
Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…
Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…
Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…
Një neurolog ka zbuluar ilaçet e zakonshme që mund të shkaktojnë dridhje të duarve.…
Konsumimi i frutave që përmbajnë agrume është tejet i rekomandueshëm për njerëz që kanë…