Ja çfarë i tha Ibrahim Rugova Millosheviqit në Hagë

Ja çfarë i tha Ibrahim Rugova Millosheviqit në Hagë

Ish-Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, shihet në një video, gjatë përballjes me personin e akuzuar si kriminel lufte, Slobodan Millosheviq në Gjykatën e Hagës.

Rugova në Tribunalin e Hagës ndër të tjera mbron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë kësaj video Millosheviqi i parashtron disa pyetje provokuese Rugovës, ku i thotë se ia ka bërë disa lutje atij.

Millosheviq: Ju thatë që UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste, pyetja ime është kështu; Në rast se UÇK-ja nuk ishte një organizatë terroriste, atëherë pse erdhët tek unë për të kërkuar që unë t’ju transferojë në një vend tjetër për ta shpëtuar familjen tuaj, pse erdhët?

Rugova: Unë thash që nuk është terroriste. As një shtet, as “State Departament” nuk e ka shpallur organizatë të tillë. Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën nga patriotët dhe kanë luftuar për Kosovën.

Ndërsa kur thoni se unë kam ardhur t’ju lus, nuk ju kam lutur. Kam kërkuar të dal jashtë Kosovës, sepse atëherë Kosova ishte e zbrazur, nuk kishte njerëz as bashkëpunëtorët e mi. Dëshiroja të dilja të mos vritem ndonjë ditë në ndonjë incident apo në kurdisjet që mund t’i ketë bërë regjimi.

Millosheviq: Aktet që kemi parë edhe shtypin perëndimor në atë kohë tregon se gjenocid u bë kundër serbëve, ashtu është apo jo?

Rugova: Ju lutem, ju lutem… mos i përzini. Ju flisni për vitet 80, pastaj kaloni në fund të 90’ve. Prandaj nuk ka pasur gjenocid ndaj serbëve, është e kundërta, sidomos gjatë luftës ka pasur dhunë, të vrarë… Gjatë luftës ka pasur gjenocid ndaj shumicës shqiptare në Kosovë ku janë bërë shkatërrime të mëdha, ku janë vrarë rreth 10 mijë njerëz (ende nuk i kemi shënimet komplete) , janë zhdukur rreth 4 mijë, janë shkatërruar mbi 120 mijë shtëpi private e mijëra objekte shoqërore e publike.

Millosheviq: Zotëri Rugova, ju erdhët tek unë dhe më kërkuat që t’ju shpëtojë juve nga një vrasje të mundur të shkaktuar nga UÇK-ja. Më shikoni në sy dhe më tregoni a është e vërtetë kjo?

Rugova: Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë, nuk dëshirojë të përdorë fjalë të rënda por kjo është një gënjeshtër. Ka qenë kërkesë ndërkombëtare që unë të dal jashtë Kosovës.

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

7 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

8 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

9 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

10 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

11 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago