Një sinjal i emetuar në Rrugën e Qumështit, 4000 vjet dritë nga Toka, është vëzhguar në fushën e valëve të radios me frekuencë të ulët nga një ekip astronomësh australianë.
Na vjen çdo 18 minuta e 11 sekonda. Për momentin, studiuesit janë të humbur në hamendjet mbi origjinën e këtij burimi shumë të ndritshëm që nuk i ngjan asgjëje të njohur.
Më të afërt do të ishin pulsarët, yjet neutron që lëshojnë saktësisht rrezatim të fortë elektromagnetik.
Jo një mesazh radiofonik
Por frekuenca e sinjalit të një pulsari është shumë më e lartë – në rendin e një milisekondi dhe deri në dhjetë sekonda. Një tjetër kandidat: një magnetar me periudhë ultra të gjatë. Ky lloj kushëriri pulsarësh, i pajisur me një fushë magnetike shumë të fortë, nuk është vërejtur kurrë deri më tani.
Shumëllojshmëria e frekuencave të kapura sugjeron që objekti nuk korrespondon me një mesazh radiofonik të dërguar nga një qytetërim i largët./ Ky artikull është marrë nga e përmuajshmja ‘Sciences et Avenir’/
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…