Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen më në fund ka zbuluar automjetin e tij tërësisht elektrik ID Buzz, një model modern i furgonit ikonik ‘hippy’ nga vitet 1960, i cili do të dalë në treg këtë vit. I zbuluar në Hamburg të mërkurën, ID Buzz mund të mbajë deri në pesë pasagjerë duke përfshirë dhe shoferin.
Volkswagen beson se furgoni do të jetë pjesë e ‘së ardhmes së transportit brenda qytetit’. Makina është bërë me materiale sintetike të ricikluara. Ka veçori autonome si “Car2X”, i cili përdor sinjalet nga automjetet e tjera për të dalluar rreziqet në kohë reale dhe “Memory Function” për parkimin e automatizuar.
Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen ka zbuluar më në fund automjetin e tij tërësisht elektrik ID Buzz, një model modern i furgonit ikonik ‘hippy’ nga vitet 1960, i cili do të dalë në treg në fund të këtij viti.
Çmimet janë ende për t’u konfirmuar zyrtarisht, megjithëse thuhet se do të kushtojë 40,000£. Volkswagen ka njoftuar gjithashtu një version të dytë të modelit të quajtur ID Buzz Cargo, i cili përmban hapësirë për më shumë ngarkesa të rënda dhe mund të kushtojë 50,000 £.
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…