Nuk ka dyshim që gjëja e parë që mendojmë kur flemë me flokë të lagur është shenja e parë që mund të na çojë në të ftohur. Megjithatë, ftohja do të thotë që je prekur nga një virus, kështu që nuk ka gjasa që të shkosh në shtrat me flokë të lagur në temperatura të ulëta. Por jo vetëm kaq…
Në fakt, arsyeja e vërtetë pse nuk është mirë të flesh me flokë të lagur ka të bëjë në të vërtetë me shëndetin e flokëve tuaj. Kur flokët janë të lagur, janë në një gjendje “të kompromentuar”. Kjo është arsyeja pse duhet të kujdeseni më tepër për flokët menjëherë pasi t’i keni larë. Ashtu si nuk duhet t’i tërhiqni flokët me krehër ose me furçë ndërsa janë të lagur, edhe nuk duhet të flini. Sa herë që e bën, rrezikon të krijosh maja të dëmtuara në fundet e flokëve.
Nëse jeni tip që shmangni tharësen e flokëve para se të flini, duhet ta rimendoni vendimin tuaj. “Të flesh me flokë të lagur i bën ato të duken më të sheshuara se zakonisht, kaçurrela, të çrregullta dhe pa gjallëri e shkëlqim kur zgjoheni”, thotë dermatologia Jessica J. Krant.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…