Nga Bedri Tahiri
Kujtesë historike: Më 11 mars 2010- Pllakë përkujtimore në Shkup
MURSEL AHMETI BASHKËLUFTËTAR I NGUSHTЁ I AZEM GALICËS
Sllavët, që kur zbritën nga degët e lisave dhe u zvarritën këtej deteve, me vete sollën egërsinë, barbarinë, harbutërinë, hipokrizinë, dinakërinë. Këtë të fundit e kishin të përsosur dhe ua kalonin të gjithëve. Historia dëshmon se ata më shumë janë zgjeruar me dredhi e mashtrime se sa me luftëra e me beteja. Atëbotë, sikurse edhe sot, çdo trazirë dhe lëvizje popujsh e shfrytëzuan në llogari të vetvetes. Secilën dramë politike të Evropës: Luftën ruse-turke, dy Luftërat Ballkanike si dhe Luftën e Parë Botërore i shfrytëzuan për zgjerimin e kufijve të vet.
Kështu u veprua edhe më 1918, kur u themelua Mbretëria SKS, e cila futi shumë territore të huaja nën kthetrat e veta grabitqare. Karakterin e tyre të dobët e kanë vërejtur të gjithë. Shkencëtari i njohur anglez, Eadham Peocosh, duke folur për serbët konstaton: “Hapja serbit derën e shtëpisë e ai të nesërmen ta kërkon gjysmën e saj dhe thotë së është e tij, kurse të pasnesërmen përpiqet të të hedhë jashtë nga dritarja”.
Shqiptarët përherë jetuan në trojet e veta. Kurrë nuk qenë pushtues, por gjithë të pushtuar. Çdoherë me armë në dorë e asnjëherë të lirë. Nga të parët e tyre, ilirët, trashëguan trimërinë, bujarinë dhe besnikërinë. Kjo e fundit është veçori specifike e që na dallon nga popujt e tjerë. Fjala b e s ë nuk është përkthyer në asnjë gjuhë tjetër. Nuk kishte nevojë. Ashtu është pranuar me koloritin shqiptar. Dhe, ajo na ka kushtuar shumë herë gjatë historisë. U besonim të pabesëve dhe e pësonim.
Shtriga plakë, Evropa, na gjymtoi çdoherë. Tokat tona kur s’i kurseu. I përdori si monedha kusuritjeje për t’i kënaqur të pakënaqurit e për t’i ngopur të pangopurit. Tek lind dielli, nëse mbushet topi, këtu, në tokën tonë, do të zbrazet, – thoshin pleqtë përvojëhidhur. Dhe, kishin të drejtë. Luftëra të pareshtura me mbretër e me perandorë, me knjaza e me krajla. Dhe, sërish në robëri. Veç ndërroheshin pushtuesit, secili më i zi së tjetri.
Edhe pushtuesi i ri, Mbretëria SKS, mbolli kob e tmerr mbi shqiptarët. Skenat mjeruese të përditshmërisë shqiptare s’mund t’i merrje me mend. Vetëm në Ferrin e Dante Aligerit mund të gjeje të tilla. Plaku me mjekër të bardhë, Pashiqi dinak, e zbuloi formulën magjike për asgjësimin e shqiptarëve: Vrasje, torturime, djegie e masakrime të vazhdueshme. Pastaj pasonin shpërnguljet, për të cilat s’duhej të kursehej as kafshata e gojës.
“Më mirë krizë ekonomike për nja tridhjetë vjet se sa krizë politike për treqind vjet”- u kishte thënë ai serbёve tё vet pushtues.
Dhe, e kishin dëgjuar. I hapën qeset e i zbrazёn arkat, u hartuan elaborate e u nënshkruan konventa…
Megjithatë, të gjitha këto u ngjasonin hesapeve pa hanxhiun. As shqiptarët nuk flinin, ishin zgjuar. Gumëzhinin malet prej çetave të lirisë. Kryekomandanti i tyre, Azem Bejtë Galica, e kishte lëshuar kushtrimin anë e kënd Kosovës për mobilizim të përgjithshëm kundër soldateskes së shfrenuar serbe. Ai, bashkë me të shoqen, Nusen e Maleve, Shotë Galicën, dhe me shokët besnikë, që i thoshin vdekjes plaç, u vunë në krye te Lëvizjes Çlirimtare. Ajo, e përkrahur fuqishëm nga ideologët dhe intelektualët e kohës, nga Hoxhë Kadriu, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi dhe e mbështetur nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, për disa vjet rresht, deri më 1928, u përballoi me sukses rrebesheve e stuhive shkatërrimtare.
Çeta e Azemit dhe e Shotës, që u quajt edhe Nëna e Çetave dallohej kudo. Në gjirin e saj ishin grumbulluar trimat më të njohur si: Bekë Hyseni- Galica, Emin Lati, Halit Bajrami, Xheladin Luboveci, Shaban Manxholli, Xhemë Tërnafci, Bajram Delia- Tёrnafci, Fazli Barani, Bajram Zena, Adem Miftari, Beqir Lahu, Rifat Banjska, Sali e Mehmet Halili, Ramadan Maliqi (Dan Derovci), Rrok Qubreli, Ajet Bala, Shaban Llausha, Azem Lahu, Sinan Çitaku, Shak Radisheva, Mehmet Delia, Hazir Rama, Zenel Ujkani, Ramadan Imeri, Hazir Ahmeti, Abaz Kurrumeli, Vesel Haxha- Galica, Hys Popova, Hajrë Prokoshi, Bajram Peci, Muharrem Smakiqi etj.
Në mesin e këtyre luftëtarëve liridashës u dallua edhe trimi i Prekazit, Mursel Ahmeti. Ai ishte bashkëluftëtari më i ngushtë dhe krahu i djathtё i Azem Galicës.
Murseli u lind më 1881 në Prekaz të Epërm. Ishte djali i dytë i Ahmet Delisë. Nga babai trashëgoi shumë veti: trimërinë, bujarinë, vendosmërinë dhe ndershmërinë. Sa për fuqi mos të flasim fare. Kjo u hetua qysh më 1912, në përleshjen me bandat kriminale serbe, kur i mbyti dhe i çmendi pesë veta. Dy herë u martua. Të dy gratë i kishte nga Llausha: Salën dhe Qamën. Me të parën u linden dy fëmijë: Zeneli dhe Zyla. Edhe me të dytën i pati dy fëmijë: Milazimin dhe Fatën.
Në çdo betejë të zhvilluar, Murseli u shqua për trimëri. Ishte dorë e djathtë e Azem Galicës. E donte dhe e respektonte shumë. Kudo e merrte me vete, kurrë nuk e ndante nga vetja. E kishte truproje besnike. Në biseda shpesh herë thoshte: Çka e duroj Murselin e Ahmet Delisë nuk e kisha duruar as babën Bejtë. Shuplakë më me ra nuk ia kthej dorën. Nganjëherë tallej me te: ”Mursel, kur po rrin pranë meje po ma hup pahin krejt, nuk po dukem fare”.
Muaji i shenjtë i Ramazanit për vitin 2026 pritet të fillojë mbrëmjen e 18…
Në historinë e njerëzimit ka figura që nuk kufizohen thjesht në epokën e tyre, por…
Ekspertët e shëndetit po ngrisin alarmin mbi rritjen e rasteve të sulmeve në…
Irlanda po punon për një strategji që do t’u sigurojë artistëve të ardhura…
Kur mendojmë për kafshët që i kanë shërbyer njeriut, zakonisht na shkojnë ndër mend kali,…
Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një përvojë shpirtërore dhe fizike shumë e veçantë. Por…