<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ditarët e pazbuluar të Musine Kokalarit dhe plotësimi i një amaneti

Më dhjetëra shkrime të parrëfyera të Musine Kokalarit janë sot pjesë e Arkivit të Shtetit, ashtu siç ishte amaneti i intelektuales së shquar shqiptare.

Dorëshkrimet e Musine Kokalarit u ruajtën për 4 dekada nga prej familjarëve të saj, Bibika Kokalari.

Ditarë, poezi, tregime të krijuara nga ajo, por edhe rrëfime kur ishte e internuar në Rrëshen janë gjithçka që gjejmë aty.

Në njërën nga fletoret që Musine Kokalari e ka mbajtur gjatë kohës së internimit në Rrëshen, vihet re shkrimi i ngjeshur sepse asaj i mungonte letra megjithatë ka fakte shumë interesante.

Shënimet e saj nisin kështu: “D. më tha se Fiqerete Shehu është dënuar, tha, ka treguar gjëra të tmerrshme. Ajo vërtetoi se Hysni Kapon e ka helmuar pak nga pak Llambro Zicishti me urdhër të Mehmet Shehut. Sa e sa gjëra të tjera që ajo nuk i tha”.

Bibika Kokalari, të cilës Musineja i pati besuar dorëshkrimet tregon se kishte refuzuar kërkesën e një biblioteke amerikane për t’i botuar, pasi kjo nuk ishte dëshira e Musinesë.

“Një biblioteke në Amerikë kërkoi që të botonte dorëshkrimet e Musinesë, dhe që dorëshkrimet të mbeteshin atje, por kjo nuk ishte ajo që donte Musineja. Ajo u përpoq për Shqipërinë dhe vepra e saj i takon Shqiptarësise”.

Drejtori i Arkivës Shtetërore, Ardit Bido premtoi se dorëshkrimet do botohen brenda një viti.

Me këto dorëshkrime do të zbardhen pjesë të tjera të jetës së Musinesë në internim, dhe përpjekjet për të pasuruar folklorin shqiptar.

postbck postbck

Recent Posts

Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…

9 hours ago

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…

9 hours ago

Krijesa me tre zemra dhe gjak blu: misteri i oktapodit

Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…

10 hours ago

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

1 day ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

1 day ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

1 day ago