Ishte koha e mbretërisë së Zogut, kur në qytetin juglindor u shënua demonstrata e bukës, më 21 shkurt të vitit 1936. Kjo revoltë popullore u shoqërua me reprezalje disaditore nga regjimi i kohës.
Ndonëse ajo u shtyp nga Zogu (shoqëruar me masa ndëshkuese, tri-katër ditët më pas), ajo ia arriti qëllimit. Kjo demonstratë njihet si lëvizja e parë masive me objekt dhe kërkesa konkrete, kundër regjimit të kohës.
Arsye kryesore, sipas të dhënave historike, ka qenë shtrenjtimi i jetesës, përkeqësimi i gjendjes ekonomike dhe ndoshta edhe elemente të krizës së urisë, që zakonisht shoqëronte çdo vit mbarimin e rezervave të vitit të mëparshëm.
Gjithsesi, kjo ngjarje e shënuar, për të cilën pas shumë dekadave është shkruar shumë, zë një vend të rëndësishëm në historinë e protestave masive të popullit shqiptar në shekullin që kaloi, si protestë masive popullore kundër regjimit në fuqi. (konica.al)
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…