<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia e 8 marsit/ Si lindi dhe pse e festojmë sot

Në gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Jo vetëm që do të kremtohen arritjet e grave, por edhe do të vihen në dukje pengesat që hasin dita ditës. Nëse doni të përfshiheni ose të kuptoni domethënien, ja gjithçka që duhet të dini:

Kur filloi?

Edhe pse u njoh nga Kombet e Bashkuara në 1977, Dita e Gruas e ka zanafillën në fillim të shekullit të 20, kur nisën protestat për punë në Amerikën e Veriut dhe Europë. Gjatë Lufës së Parë Botërore, anëtarët e lëvizjes së grave në Rusi , festuan Ditën e parë të Gruas më 8 mars 1913 për të protestuar luftën. Një vit më vonë, në të njëjtën datë, gratë në gjithë Europën u mblodhën në tubime për solidaritet.

Ishte Clara Zetkin, një aktiviste komuniste dhe mbështetëse e të drejtave të grave që sugjeroi krijimin e një dite ndërkombëtare si kjo. Ajo e prezantoi idenë e saj në Konferencën Ndërkombëtare të Punonjëseve në Copenhagen në 1910 dhe 100 gratë që gjendeshin aty nga 17 vende të botës, pranuan të gjitha në mënyrë unanime.

CLARA ZETKIN, THEMELUESJA E DITËS NDËRKOMBËTARE TË GRUAS NË 1910

Fillimisht 8 marsi nisi të kremtohej në 1911-ën në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Pas Luftës së Dytë Botërore, thuajse të gjithë shtetet filluan ta përdornin 8 marsin si ditën e të drejtave të grave. Më shumë se një shekull më vonë, më 8 mars mbahen evente dhe marshime të pafundme për të kremtuar arritjet e grave dhe për të luftuar për barazi.

Pse 8 mars?

Kur Clara dha idenë e saj për një ditë ndërkombëtare të gruas, nuk kishte një datë fikse në mendje. S’ishte asgjë e zyrtarizuar derisa gjatë një greve në kohën e luftës në 1917, gratë ruse protestuan për “bukë dhe paqe” plot 4 ditë. Cari rus u detyrua të dorëhiqej dhe qeveria provizore i dha grave të drejtën për të votuar. Greva nisi më 8 mars dhe që prej asaj dite, Dita e Gruas kremtohet në këtë datë.

MË 8 MARS 1917, MIJËRA GRA PROTESTUAN NË PETROGRAD PËR “BUKË DHE PAQE. KY DEMONSTRIM I DHA RRUGË REVOLUCIONIT RUS.

Pse në botë njerëzin vishen me lejla sot?

Lejlaja, jeshilja dhe e bardha janë ngjyrat e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, referuar ëebsite-it zyrtar të IWD. Lejlaja nënkupton drejtësi dhe dinjitet. Jeshilja simbolizon shpresën, kurse e bardha pastërtinë. 

Si do të festohet këtë vit?

Kombet e Bashkuara vendosën që tema e këtij 8 marsi të ishte: “Barazi gjinore sot, për një të nesërme të qëndrueshme.” Të gjitha eventet që do të organizohen kanë për qëllim njohjen dhe vlerësimin e grave që po ndryshojnë botën. 

Dita Ndërkombëtare e Grave konsiderohet si festë zyrtare në shumë vende të botës. Në Kinë grave u jepet pushim gjysma e ditës së punës, ndërsa në Itali festohet me shumë, shumë mimoza.

Fatkeqësisht, edhe këtë vit festimet do të vazhdojnë të duken paksa ndryshe për shkak të koronavirusit dhe ngjarjeve të tensionuara që po ndodhin në botë.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

5 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

6 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

6 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

7 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

7 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

7 hours ago