<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sa minuta ju duhen për të fjetur? Ja kur duhet të shqetësoheni për problemet me gjumin

Momenti që shtrihesh për të fjetur në shumë raste shoqërohet me numërimin e pavullnetshëm të minutave deri sa gjumi të vijë. Studimet kanë treguar se të paktën 75 për qind e njerëzve shqetësohen për kohën që u nevojitet t’i zërë gjumi.

Të rrallë janë ata njerëz që i zë gjumi sapo mbështesin kokën në jastëk. Një person i shëndetshëm ka nevojë për disa minuta deri sa të futet në fazën e përgjumjes dhe më pas në gjumin e thellë e fazat e tjera pasuese. Në këtë artikull do të zbuloni përgjigjet që ju nevojiten mbi çdo pikëpyetje në lidhje me kohën e gjumit.

Keni nevojë për 10-20 minuta që t’ju zë gjumi?

Koha prej 10 deri në 20 minuta është normale që ju të kaloni nga përgjumja në fazën fillestare të gjumit.

Ju duhet mbi një orë?

Nëse ju nevojitet një orë apo më shumë për të fjetur, atëherë ju jeni në fazat e para të pagjumësisë. Bëhet fjalë për një nga çrregullimet më të përhapura të gjumit. Ky çrregullim karakterizohet nga vështirësia në fjetje që nga fillimi e deri në fund për të paktën 3 herë në javë e për një periudhë kohore mbi 3 mujore.

Stresi

Pagjumësia mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve të tjera ku përfshihet diabeti apo sëmundjet e zemrës. Në disa raste, pagjumësia vjen si pasojë e shqetësimeve të ndryshme që gjatë natës bëhen akoma më të mëdha. Shqetësimet e vazhdueshme gjatë natës nxisin edhe shfaqjen e ankthit dhe depresionit.

Higjiena në fjetje

Ka raste kur problemet me gjumin mund të shfaqen si pasojë e mungesës së stilit të gabuar të jetesës. Për shembull, nëse pini shumë kafe gjatë ditës, ushqeheni rëndë në darkë apo kryeni aktivitet fizik në mbrëmje, do të keni një energji të vazhdueshme që do ju lë pa gjumë. Përdorimi i teknologjisë është gjithashtu një aspekt negativ që pengon gjumin cilësor. Pajisjet e tilla si tableti, telefoni apo laptopi çlirojnë një dritë blu që e mban trurin zgjuar.

Ekspertët rekomandojnë zbatimin e një rutine gjumi që përfshin fikjen e çdo pajisjeje 30-60 minuta përpara gjumit. Ju mund të lexoni, të bëni një banjë të ngrohtë ose të fokusoheni te frymëmarrja e thellë. Në raste të rralla, njeriu mund të flejë shumë dhe rrjedhimisht ka nevojë për shumë kohë që ta zërë gjumin. Një i rritur ka nevojë për të paktën 7 orë gjumë në ditë. Nëse e plotësoni këtë orar dhe zgjoheni të gjallëruar, atëherë jeni në rrugë të mbarë.

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

4 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

4 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

5 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

9 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

10 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

10 hours ago