Themeluesi i klubit të famshëm turk të futbollit ka qenë Ali Sami Frashëri, djali i rilindasit tonë të madh.
I njohur nga turqit si Ali Sami Yen (ligji i vitit 1934 për mbiemrat në Turqi detyroi shumë shqiptarë të braktisin emrat e familjeve të tyre), ai ka qenë një futbollist i njohur dhe zyrtar i lartë i futbollit turk.
Një ish-nxënës i shkollës të mesme prestigjioze “Gallatasaraj”, ai vendosi bashkë me bashkëmoshatarët e tij që të krijonin një klub futbolli, në 1905. (Duke shfrytëzuar këtu disa të dhëna që radhiten në Wikipedia.)
Ali Samiu vendosi edhe për ngjyrat që Gallatasaraj mban edhe sot e kësaj dite. “Imagjinonim ndriçimin e zjarrit tonë verdhakuq mbi supet e skuadrës sonë dhe besonim se do të na çonte nga një fitore në tjetrën.
Djali i Sami Frashërit ishte presidenti i parë i klubit për 13 vjet me radhë dhe si futbollist doli disa herë kampion i Ligës së Stambollit.
Ali Samiu ka qenë trajneri i kombëtares turke në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare (kundër Rumanisë në 1923) si dhe President i Komitetit Olimpik Turk në vitet 1926-1931.
Për 50 vjet me radhë, Gallatasaraj SK ka luajtur në stadiumin që mbante emrin “Ali Sami Yen”, në qendër të Stambollit. Që prej janarit 2011, ky stadium nuk ezkiston më dhe ekipi është zhvendosur në një stadium të ri e modern të qytetit.
Gjatë karrierës së tij profesioniste si futbollist, Lorik Cana ka luajtur për Gallatasarajin gjatë sezonit 2010-2011. Ndonëse shumë popullor mes tifozëve të ekipit, dëmtimet fizike e etyruan që të humbiste pjesën më të madhe të fazës së dytë të sezonit.
Cana ruan lidhje të forta me klubin shembull i të cilave është dhe kjo vizitë e tij e fundit në muzeun e verdhakuqëve.
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…