<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse disa njerëz nuk janë infektuar kurrë me Covid?

Mund të ndodhë që jo pak njerëz të njohin dikë që nuk është infektuar me Covid, pavarësisht se të gjithë rreth tyre sëmuren. Saktësisht se pse ndodh kjo mbetet mister, por shkencëtarët kanë filluar të gjejnë disa të dhëna.

Për momentin ekziston shpresa se identifikimi i këtyre mekanizmave mund të çojë në zhvillimin e barnave që jo vetëm i mbrojnë njerëzit nga infektimi me Covid, por edhe i pengojnë ata që ta transmetojnë te të tjerët.

Në studimet tona të mëparshme me viruse të tjera, ne kemi parë përgjigje të hershme imune në hundë që lidhen me rezistencën ndaj infeksionit,” tha për Guardian profesor Christopher Chiu në Imperial College London, i cili po udhëheq një studim në këtë fushë. “Së bashku, këto të dhëna nënkuptojnë se ekziston një luftë midis virusit dhe pritësit, e cila te pjesëmarrësit tanë ‘të painfektuar’ rezulton në parandalimin e përhapjes së infeksionit.”

Disa prej tyre raportuan disa simptoma të buta, të tilla si hundë e bllokuar, dhimbje fyti, lodhje ose dhimbje koke – megjithëse, meqenëse këto ndodhin zakonisht në jetën e përditshme, mund të mos kenë qenë të lidhura me ekspozimin ndaj virusit.

“Sido që të jetë, nivelet e virusit nuk u rritën aq sa të preknin nivelin e antitrupave, qelizave T ose faktorëve inflamatorë në gjak që zakonisht shoqërohen me simptoma,” tha Chiu.

Studime të tjera sugjerojnë gjithashtu se është e mundur që disa njerëz ta “bllokojnë” virusin gjatë fazave më të hershme të infeksionit, përpara se ai të krijojë një bazë të duhur për të shfaqur simptoma.

Ndoshta, qelizat T që lidhen me kujtesën për infeksionet e mëparshme të koronavirusit – dmth ato që janë përgjegjëse për ftohjet e zakonshme – reaguan me koronavirusin e ri dhe i mbrojtën këta njerëz nga Covid.

Një pjesë e vogël e njerëzve madje mund të jenë gjenetikisht rezistentë ndaj Covid-19. Në tetor, një ekip ndërkombëtar studiuesish nisi një studim global për të gjetur disa prej tyre, me shpresën për të identifikuar gjenet mbrojtëse.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

9 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

15 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

15 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

16 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

1 day ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

1 day ago