<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shtatë teoritë kryesore mbi origjinën e jetës në Tokë

Origjina e jetës në Tokë daton më shumë se 3 miliardë vjet më parë, duke evoluar nga mikrobet më themelore tek një grupim gjallesash me një kompleksitet të madh me kalimin e kohës.

Por si u zhvilluan organizmat e parë në të vetmen shtëpi të njohur të jetës në univers nga e ashtuquajtura “supa primordiale”.

Ja cilat janë teoritë kryesore të shkencës:

Gjithçka nisi pas një shkëndije elektrike

Një goditje rrufeje mund të ketë siguruar shkëndijën e nevojshme për fillimin e jetës në Tokë. Shkëndijat elektrike mund të gjenerojnë aminoacide dhe sheqerna nga një atmosferë e ngarkuar me ujë, metan, amoniak dhe hidrogjen. Kjo gjë është provuar në eksperimentin e famshëm Miler–Urej në vitin 1952.

Gjetjet e atij eksperimenti sugjeruan se rrufeja mund të ketë ndihmuar në krijimin e blloqeve kryesore të ndërtimit të jetës në Tokë. Dhe përgjatë miliona viteve, mund të formohen molekula më të mëdha dhe më komplekse. Edhe pse kërkimet kanë zbuluar se atmosfera e hershme e Tokës ishte në të vërtetë e varfër me hidrogjen, shkencëtarët kanë sugjeruar se retë vullkanike në atmosferën e hershme mund të kenë pasur prani të metanit, amoniakut dhe hidrogjen, dhe se ato mund të jenë goditur nga rrufetë.

Molekulat e jetës u ndeshën me njëra-tjetrën në argjilë

Kjo ide është propozuar nga kimisti organik Aleksandër Graham Kairns–Smith në Universitetin e Gllasgout në Skoci. Ai propozoi në librin e tij të diskutueshëm të vitit 1985 “Shtatë të dhëna për origjinën e jetës”, se kristalet e argjilës e ruajnë strukturën e tyre, ndërsa rriten dhe ngjiten së bashku për të formuar zona të ekspozuara ndaj mjediseve të ndryshme, duke bllokuar rrugës molekula të tjera, të cilat i organizuan në modele që ishin shumë të ngjashme me gjenet tona sot. Gjithsesi kjo teori nuk pranohet gjerësisht nga komuniteti shkencor.

Jeta filloi në kanalet hidrotermale në fundin e deteve

Sipas revistës “Nature Reviews Microbiology”, kjo teori sugjeron se jeta mund të ketë filluar në kanalet hidrotermale të thellësisë së detit që nxjerrin elementë kyç të jetës, si karboni dhe hidrogjeni. Këto burime mund të gjenden në thellësitë më të errëta të dyshemeve të oqeanit, zakonisht në pllaka kontinentale të ndryshme. Edhe sot këto burime të pasura me energji kimike dhe termike, bartin shumë ekosisteme të gjalla.

Filloi në vende shumë të ftohta

Akulli që mund të ketë mbuluar oqeanet 3 miliardë vjet më parë, e ka lehtësuar lindjen e jetës. “Përbërjet organike kryesore që mendohet të kenë qenë të rëndësishme për origjinën e jetës, janë më të qëndrueshme në temperatura më të ulëta”- tha për “New Scientist” eksperti Xhefri Bada nga Universiteti i Kalifornisë.  Po ashtu akulli mund t’i ketë mbrojtur përbërjet organike të brishta nga drita ultravjollcë dhe nga shkatërrimi si pasojë e ndikimeve kozmike.

Përgjigja qëndron në të kuptuarit e formimit të ADN-së

Në ditët e sotme ADN-së i duhen proteina për t’u formuar. Dhe proteinat kërkojnë ADN për t’u formuar. Atëherë si mund të jenë formuar ato pa njëra-tjetrën? Përgjigjja mund të jetë ARN, e cila mund të ruajë informacione si ADN-ja, të shërbejë si një enzimë ashtu si proteinat, dhe të ndihmojë në krijimin e ADN-së dhe proteinave. Më vonë ADN-ja dhe proteinat e pasuan këtë “botë të ARN-së”, pasi ato janë më efikase.

Jeta në Tokë ka pasur fillime të thjeshta

Në vend se të jetë zhvilluar nga molekula komplekse si ARN, jeta në Tokë mund të ketë filluar me molekula më të vogla, të cilat ndërveprojnë me njëra-tjetrën në reaksione ciklike. Ato mund të jenë përfshirë në kapsula të thjeshta të ngjashme me membranat qelizore, dhe me kalimin e kohës mund të kenë evoluar në molekula më komplekse që kryenin këto reaksione më mirë se ato më të voglat.

Jeta u soll në Tokë nga një vend diku tjetër në hapësirë

Ndoshta jeta nuk filloi fare në Tokë, por u soll këtu nga diku tjetër në hapësirë, një koncept që NASA e njeh si panspermia. Për shembull, shumë shkëmbinj shpërbëhen vazhdimisht në Mars si pasojë e përplasjes së trupave qiellorë. Një numër meteoritësh marsianë janë gjetur në Tokë. Disa studiues kanë sugjeruar se ato kanë sjellë këtu bakteret e para. Ndërsa shkencëtarë të tjerë sugjerojnë se mund të ketë udhëtuar për një kohë të gjatë nëpër kometa nga sisteme të tjera yjore. / LiveScience – Bota.al

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

3 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

17 hours ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

21 hours ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

21 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

22 hours ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago