<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Më 1 mars të vitit 1889, u lind në Shkodër myftiu Xhemal Naipi

Në vendlindje kreu arsimin fillor e të mesëm, ndërsa u zhvendos drejt Stambollit për të ndjekur studimet e larta në teologji e jurisprudencë. Në mjedisin universitar frekuentonte rregullisht bibliotekat e pasura, duke kultivuar kështu njohuri të gjera mbi kulturën e lindjes.
Pas përfundimit të detyrimeve akademike, u kthye në Shkodër, ku nisi të shërbente si kadi. Në vitin 1916, u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Vakëfeve. Naipi, krahas angazhimit klerikal, radhitej mes figurave protagoniste të ngjarjeve më të rëndësishme në shkallë kombëtare, duke nisur nga shpallja e Pavarësisë e deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Në pranverën e vitit 1920, ushtroi funksionet e Kryetarit të Këshillit Kombëtar (Senatit), të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Qe ligjvënës përfaqësues i Shkodrës gjatë kohës së Mbretërisë. Për aktivitetin e tij atdhetar në zhvillimet e luftës, u cilësua “anti-italian” dhe u internua në Ceresara të Mantovës, ku u mbajt deri në vitin 1942.
Në kthim, u zgjodh Kryetar i Lëvizjes së Legalitetit. Me instalimin e regjimit totalitar, familja Naipi u internua në Berat. Më 7 tetor 1946, Naipi u arrestua dhe u deklarua nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës, fajtor për “pjesëmarrje në organizatë, e cila ushtronte aktivitet kundër pushtetit popullor” dhe për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit”. Për këto akuza, u dënua me burgim të përjetshëm, iu konfiskua pasuria e tundshme dhe e patundshme, si edhe humbi çdo të drejtë civile.
Naipi ndërroi jetë në vitin 1955, në burgun e Burrelit. Në shenjë vlerësimi të kontriubutit të tij në çështjet kombëtare, u dekorua nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Për Veprimtari Patriotike të Klasit I”, me rastin e 75-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

postbck postbck

Recent Posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

2 days ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

2 days ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

2 days ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

3 days ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

3 days ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

3 days ago