<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si sot, më 28 shkurt të vitit 1903, ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada

Ky përfaqësues i shquar i drejtimit letrar të romantizmit, u lind më 1814-n në fshatin e vogël dhe piktoresk të Makisë, në Kalabri. U edukua në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit, ku u trajtësua botëkuptimi i tij mbi atdhedashurinë, shtetformimin, rendin shoqëror e politik.
Në vitin 1834, De Rada u nis drejt Napolit për të ndjekur studimet në dëgën e drejtësisë. I gjendur në epiqendrën e “sizmave” kulturore dhe politike të Italisë së Jugut, poeti arbëresh u njoh me lëvizjen letrare të kohës dhe rroku penën për të hedhur në letër krijimet e tij të para. Nën ndikim e ideve të brendësuara, zuri fill vepra e tij e parë e botuar, “Këngët e Milosaos” (1836), që briti kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve.
Do të vazhdonte të himnizonte aspiratën e vendit për pavarësi, edhe në poemën e tij të dytë, “Serafina Topia”, e cila pa dritën e botimit në vitin 1840. Pleksja e veprimtarisë patriotike lidhur me çështjen kombëtare shqiptare në publikimet e tij të kohëpaskohshme, u shpërblye me lejimin e mësimit të gjuhës shqipe në vendnisjen e formimit të tij filologjik, në katedrën e kolegjit të Shën Adrianit.
Në vjetët 1847-1848, De Rada botoi “Rrëfimet e Arbrit”, që përmblidhte katër novela në vargje, ku ideja patriotike shprehej me lirizëm të theksuar. Në drejtimin e kësaj figure qendrore të periudhës së Rilindjes, u botua në Napoli gazeta e parë në historinë e shtypit shqiptar, “L’albanese d’Italia”.
Paskëtaj, duke nisur prej vitit 1860, botoi një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, siç janë: “Parimet e estetikës” (1861), “Lashtësia e kombit shqiptar” (1864), “Rapsodi të një poeme arbëreshe” (1866) etj, ku përkrahte fuqimisht çështjen kombëtare. Shkrimtari arbëresh militoi në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar kundër cënimit të tërësisë tokësore të Shqipërisë. Për përhapjen e mesazheve politike në mbrojtje të interesave kombëtare, do t’i vinte në ndihmë edhe publicistika. Në vitin 1883, ndërmori përsipër botimin e revistës së parë në gjuhën shqipe, “Flamuri i Arbërit”, në numrat e së cilës ngulmohej për autonominë e Shqipërisë.

Në vitet 1890-të, De Rada përfundoi poemat “Skënderbeu i pafat” dhe “Gjon Huniadi”. Ai organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), si edhe mori pjesë në Kongresin XII-të të orientalistëve në Romë. Si rezultat i përpjekjeve të tij të shprehura në këto dy kongrese, u çel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Vdiq në vitin 1903, në moshën 90-vjeçare. Më poshtë paraqiten akti i vdekjes së De Radës dhe fotoja e banesës së tij në Kalabri.

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

3 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

3 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

3 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

4 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

4 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

4 hours ago