<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kripa përbëhet nga rreth 40% natrium dhe 60% klorur. Zakonisht përdoret për të shtuar shijen në ushqime ose për t’i ruajtur ato.

Natriumi është një mineral esencial për funksionimin optimal të muskujve dhe nervave. Së bashku me klorurin, ndihmon gjithashtu trupin tuaj të ruajë ekuilibrin e duhur të ujit dhe mineraleve.

Megjithatë, përkundër funksioneve të tij esenciale, përdorimi i kripës në sasi të madhe mund të ketë efekte të pakëndshme, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë të gjatë.

Efektet negative në planin afatshkurtër

Mbajtja e ujit

Së pari, mund të vëreni që ndjeheni më të fryrë se zakonisht. Kjo ndodh prejse veshkat tuaja dëshirojnë të mbajnë një raport specifik natrium-ujë në trupin tuaj. Për ta bërë këtë, ata mbajnë ujë shtesë për të kompensuar natriumin shtesë që keni ngrënë. Kjo mbajtje e shtuar e ujit mund të rezultoj në ënjtje, veçanërisht në duar dhe këmbë, dhe mund të bëjë që ju të peshoni më shumë se zakonisht.

Rritja e presionit të gjakut

Një vakt i pasur me kripë gjithashtu mund të shkaktojë që një vëllim më i madh gjaku të rrjedhë nëpër enët e gjakut dhe arteriet. Kjo mund të rezultojë në një ngritje të përkohshme të presionit të gjakut. Ndjeshmëria e një personi ndaj kripës mendohet se ndikohet nga faktorë si gjenetika dhe hormonet. Plakja dhe mbipesha gjithashtu mund të forcojnë efektet e ngritjes së presionit të gjakut të dietave të larta të kripës.

Etje e fortë

Ushqimi me shumë kripë gjithashtu mund të bëjë që ju të keni një gojë të thatë ose të ndjeheni shumë të etur. Inkurajimi për të pirë është një mënyrë tjetër në të cilën trupi juaj përpiqet të korrigjojë raportin e natriumit ndaj ujit.

Rritja e konsumimit të lëngjeve mund të bëjë që ju të urinoni më shumë se zakonisht. Nga ana tjetër, mosarritja e konsumimit të lëngjeve pasi të keni ngrënë sasi të lartë kripe mund të bëjë që niveli i natriumit të trupit tuaj të rritet mbi një nivel të sigurt, duke rezultuar në një gjendje të njohur si hipernatremia.

Hipernatremia mund të bëjë që uji të rrjedh nga qelizat tuaja dhe në gjakun tuaj, në përpjekje për të holluar natriumin e tepërt. Po qe se lihet i patrajtuar, kjo zhvendosje e lëngut mund të rezultojë në komë dhe madje edhe vdekje.

Simptoma të tjera të hipernatremisë përfshijnë shqetësimin, vështirësi në frymëmarrje dhe gjumë dhe uljen e urinimit.

Efektet negative në planin afatgjatë

Mund të ngrejë presionin e gjakut

Hulumtimet sugjerojnë që dietat e pasura me kripë rrit ndjeshëm presionin e gjakut dhe se ulja e përmbajtjes së kripës në dietën e një personi mund të ndihmojë në uljen e nivelit të presionit të gjakut.

Mund të rrisë rrezikun e kancerit në stomak

Disa studime e lidhin një dietë të lartë kripe me një rrezik më të madh të kancerit në stomak. Një hulumtim duke përfshirë më shumë se 268,000 pjesëmarrës sugjeron që ata me marrje mesatare të kripës prej 3 gramësh në ditë mund të kenë deri në 68% rrezik më të lartë të kancerit në stomak sesa ato me marrje mesatare të kripës prej 1 gram në ditë.

Efekt në rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe vdekjes së parakohshme

Lidhja midis dietave të pasura me kripë, sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së parakohshme është ende disi e diskutueshme. Disa studime sugjerojnë që marrja e lartë e kripës shkakton një rritje të presionit të gjakut dhe një forcim të enëve të gjakut dhe arterieve. Nga ana tjetër, këto ndryshime mund të rezultojnë në një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së parakohshme.

postbck postbck

Recent Posts

Mos i hidhni farat e shalqirit! Nutricionisti zbulon përfitimet e fshehura dhe si të zgjidhni shalqirin më të mirë në treg

Shalqiri është një nga frutat më të preferuara të verës, freskues, i shijshëm dhe i…

14 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon kandil deti në plazh?

    Përballja me kandil deti është një nga ‘fatkeqësitë’ më të zakonshme të verës.…

16 hours ago

Truku i thjeshtë që përdoret në Lindjen e Mesme për të freskuar shtëpinë gjatë verës, pa shpenzuar më shumë energji

Nuk bëhet fjalë për pajisje të shtrenjta, por për një ndryshim shumë të thjeshtë që…

16 hours ago

Hernia diskale: Simptomat, shkaqet dhe kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore!

Hernia diskale ndodh kur një nga disqet e buta dhe elastike që ndodhen midis kockave të…

16 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

  Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u konsumuar,…

18 hours ago

Reshjet e dendura përmbytin zona në Shkup, vështirësi në rrugë dhe kanalizime

  Shkupi dhe një pjesë e konsiderueshme e Maqedonisë së Veriut u përfshinë të mërkurën…

18 hours ago