<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Diktatorët megalomanë nuk kanë për të kuptuar kurrë që janë të destinuar të përfundojnë ose në vetvrasje, ose të eleminohen prej vet rrethit të ngushtë të tyre!

Nga Etnor Canaj

Historia ripërsërit vetveten, por diktatorët megalomanë nuk kanë për të kuptuar kurrë që janë të destinuar të përfundojnë ose në vetvrasje, ose të eleminohen prej vet rrethit të ngushtë të tyre!

“CASUS BELLI”:

Në orën 4:45 të mëngjesit të 1 shtatorit 1939, duke përdorur incidentin e Gleiwitz-it të organizuar nga shërbimet sekrete gjermane si pretekst, Gjermania filloi operacionet ushtarake kundër Polonisë: pesë ushtri të Wehrmacht me 1 250 000 forca, 2 650 tanke dhe 2 085 avionë Luftwaffe pushtuan Poloninë. në një sulm te tpit dare, duke përdorur taktikën inovative ushtarake të tipit Blitz (Blitzkrieg). Ushtria polake kishte një milion njerëz, disa qindra makina të blinduara dhe tanke të modeleve si të lehta ashtu edhe të vjetër, me mbështetjen e gjashtëqind avionëve me cilësi modeste; rezistenca e Polonisë ishte këmbëngulëse dhe kokëfortë, por jo mjaft e qëndrueshme dhe e koordinuar: gjeneralët e moshuar polakë bënë gabimin strategjik duke shpërndarë ushtrinë përgjatë gjithë shtrirjes së kufirit me Gjermaninë, duke e bërë veten të prekshëm ndaj përparimeve të shpejta të panzerëve gjermanë.

Më 8 shtator, tanket e para gjermane mbërritën në portat e Varshavës, duke nisur një betejë të ashpër, ndërsa pjesa më e madhe e ushtrisë polake u rrethua metodikisht në xhepa të izoluar dhe u asgjësua brenda dy ose tre javësh. Nga frika e një sulmi të Francës nga perëndimi, gjermanët vendosën të shpejtonin kohën e disfatës polake dhe filluan të godasin Varshavën me një seri bombardimesh te shpeshta; si rezultat, në harkun kohor të njëzet ditëve qyteti raportoi rreth 26,000 të vdekur dhe mbi 50,000 të plagosur në mesin e popullatës civile. Që nga ai moment, konflikti mori karakterin e një lufte gjithëpërfshirëse: ushtarakët dhe civilët u përfshinë njësoj, duke luftuar dëshpërimisht për fitore dhe mbijetesë.

Më 17 shtator, në përputhje me paktin Molotov-Ribbentrop, Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë nga lindja me pak rezistencë. Sulmi sovjetik shënoi përfundimisht fatin e Polonisë: Varshava iu dorëzua gjermanëve më 27 shtator 1939.

FUNDI:

Hitleri kreu vetëvrasje në bunkerin e tij rreth orës 15:30 më 30 prill 1945, së bashku me të dashurën e tij Eva Braun me të cilën ishte martuar një ditë më parë; ai ishte pesëdhjetë e gjashtë vjeç. Versioni zyrtar fillimisht raporton vetëvrasjen e Evës, e cila u helmua me cianur, të cilën Hitleri më parë ia hodhi edhe qenit të tij Blondi për të verifikuar se ishte vërtet vdekjeprurës. Më pas, nuk është e qartë nëse Hitleri ka marrë edhe ai cianur pas saj, por është e sigurt se sipas disa dëshmive ai është gjetur i vdekur me një të shtënë nga pistoleta e tij Walther PPK, qëlluar në tëmthin e djathtë. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

A e shëron deti plagën? Mësojeni a guxoni të futeni në ujë të kripur…

Plaga është mbyllur, nuk dhemb më dhe pushimet kanë nisur. Për shumë njerëz, ky duket…

17 hours ago

Sa gradë duhet të jetë frigoriferi në verë? Mos e vendosni poshtë kësaj temperature

    Shumë persona besojnë se ushqimet ruhen më mirë kështu, por një rregull i…

2 days ago

Spreji kundër diellit nuk përdoret siç mendoni, dermatologët tregojnë gabimet që mund t’ju kushtojnë lëkurën

    Dermatologët këshillojnë si ta aplikoni drejt, sa shpesh duhet ta përsërisni dhe pse…

2 days ago

Ushqimet që pastrojnë organizmin

    Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica…

2 days ago

Do habiteni/Çfarë mban të fshehtë përkrenarja e Skenderbeut?!

    Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të përkrenares Përkrenarja e Skënderbeut është…

2 days ago

Pse nuk duhet t’i pini ilaçet asnjëherë në stomak bosh

    Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim…

2 days ago