Hapet dosja e Sigurimit: kush ishte Xhafer Deva?

INTELEKTUALI I PAMOHUESHËM…

Në kuadër të një këndvështrimi më gjithpërfshirës të së shkuarës, mbi figurat historike, qofshin ato ”disidinete”, a ”armike”, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklasifikon dosjen e Xhafer Devës.

AIDSSH njofton se dosja e Devës, hapur nga Sigurimi i Shtetit gjatë diktaturës komuniste, është e hapur për studiuesit.

Më 29.06.1973, Drejtoria III e Sigurimit të Shtetit hapi dosjen formularë për shtetasin Xhafer Deva dhe nisi përpunimin aktiv në kategorinë 2/A, ku përfshihen dokumente zyrtare që prej vitit 1943 e deri në vitin 1978, kur ai vdiq nga ataku në zemër.

Fashikulli nr. 1225 për shtetasin Xhafer Deva është deklasifikuar dhe mund të vihet në dispozicion të familjarëve, studiuesve dhe medies.

Më poshtë, sjellim pjesë nga historia e Xhafer Devës, politikani që u vu në shënjestrën e medies dhe studiuesve, së fundmi, me projektin për rindërtimin e banesës së tij, në Mitrovicë:

Nga trashëgimia kulturore e Mitrovicës

Në përvjetorin e 118 të lindjes së zt. Xhafer Deva ( 21. Shkurt 1904- 25.maj 1978)

Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë e ndërtuar në vitin 1930 sipas normave të arkitekturës dhe ndërtimtarisë evropeiane ishte ndërtesa më e lartë jo vetëm në Mitrovicë, me pêrdhesë të lartë e 2 kate, më fasadë dhe dritare të dekoruara me girlande dhe me derë të hyrjes të ngritur mbi disa shkallë dhe të dekoruar me shtylla që imitojnë stilin klasik korintik, me bodrum dhe infrastrukturë më moderne të asaj kohe.Në vitin 1941 në këtë godinë ishte vendosur Shtabi i ushtrisë okupuese gjermane, ndërsa në vitin 1945 tërë pasurinë e Devës (fabrikën, 3 shtëpi e mjaft patundshmëri të tjera) e kishin konfiskuar komunistet. Gjatë periudhës 1946-1959 në këtë shtëpi ishin të vendosura zyrat e Këshillit Popullor e më vonë ato të Komunës së Mitrovicës.Në vitin 1959 kjo ndërtesë ishte shndërruar në ambulancë të qytetit dhe ashtu ka funkcionuar deri në ndërtimin e Ambulancës së re në Mitrovicë( e madje edhe sot njihet me emrin Ambulanta).Para luftës së fundit në Kosovë aty ishin vendosur refugjatë serb nga Kroacia e Bosnja, ndërsa pas vitit 1999, shqiptarët e zhvendosur nga Drenica e rajonet tjera të shkatërruara gjatë luftës.

Prej vitit 2011 kjo ndërtesë është futur nën mbrojtje si monument i kulturës dhe elaborati për restaurimin e saj ishte përgatitur tash e disa vjet dhe punët duhej të fillonin në mars të vitit 2018, por gjatë 4 viteve të plota që kaluan për shkak të neglizhences së MKRS dhe te Qendres Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të komunës së Mitrovicës (punonjësit e të cilës, edhe pse paguhen nga taksapaguesit mitrovicas e kosovarë, merren me çështje dytësore) nuk është kryer ASNJË punë në këtë drejtim (madje, ky objekt është dëmtuar edhe më shumë gjatë 4 viteve të shkuara të “restaurimit”) ndërsa “shtëpia me doksat” e familjes Deva (afër Bezistenit) e ndërtuar në shekullin XIX, ishte restauruar më 2011/2012.
Vlen të përmendet se asnjë nga pronat e konfiskuara të ing. Xhafer Devës, nuk iu është kthyer akoma trashëgimtarëve.

Përndryshe zt. Xhafer Deva ishte intelektual i lartë, me profesion inxhinier i pylltarisë, i arsimuar në Selanik e Stamboll, i cili, pos shqipes fliste edhe disa gjuhë të tjera botërore dhe ishte ithtar i flakët i çështjes së bashkimit kombëtar shqiptar. Zt.Deva ishte kryetar i Mitrovicës prej vitit 1941, organizator (bashkë me Shaban Polluzhen- i cili u vra më 21 shkurt 1945) i mbrojtjes së popullatës në Pazar të Ri nga çetnikët e Kosta Peqancit, organizator (me Ernest Koliqin) i çeljes se shkollave në gjuhë shqipe në Kosovë.

Zt.Deva kishte bashkëpunuar me gjermanët, jo për shkak të simpative ideologjike për nazizmin, për fuqitë e boshtit apo hollokaustin, por kryekëput me qëllim të përmbysjes së politikave kolonizuese e sllavizuese të Jugosllavisë që zbatohëshin në Kosovë nga fillimi i shekullit XX dhe me qëllim të fitimit të sa më shumë të drejtave për shqiptarët e Kosovës (pushteti lokal, përdorimi i simboleve kombëtare, shkollat në gjuhën shqipe e tj.).

Në vitin 1943 kishte marrë pjesë në themelimin dhe ishte zgjedhur Kryetar i Lidhjes së II të Prizrenit, pastaj kishte qenë Minister i punëve të Brendshme të Shqipërisë (1943-44), ndërsa pas largimit nga Kosova në SHBA (Kaliforni) ishte organizator i forcave politike shqiptare në mërgim me qëllim të bashkimit të trojeve etnike dhe të bashkimit kombëtar shqiptar.

Kohëve të fundit, ishte ripërtërirë nisma e vitit 2018, për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës e ndaluar më parë kjo, për shkak të reagimit të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë dhe të disa personave në Kosovë, me pretekste jo të arsyeshme meqë, pa marrë parasysh historinë e pronarit, kemi të bëjmë me një objekt të trashëgimisë tonë kulturore, që madje, gjendet në listën e monumenteve të mbrojtura kulturore tash e sa vjet.

postbck postbck

Recent Posts

10 njerëzit më të pasur në historinë botërore!

  Sipas listës së miliarderëve botërorë të Forbes 2024, Bernard Arnault është personi më i…

11 hours ago

4 sekte Amerikane që vra.në shumë njerëz

  Botët utopike të sekteve u bënin njerëzve premtime të ndryshme në emër të lirisë.…

11 hours ago

Si filloi festimi i parë i ditëlindjes në histori?

  Ditëlindjet festohen me shumë emocione në shumë kultura. Tortë, qirinj, veshje të bukura, familje,…

12 hours ago

Ja për çka shërben pambuku në shishet e barnave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka propozuar që pambuku të eliminohet, sepse përmban lagështi brenda shishes.…

12 hours ago

Lansohet platforma “KulTur 02”, platforma që gërsheton kulturën dhe turizmin në rajonin e Mitrovicës(Foto)

  Organizata për Hulumtime dhe Vetëdijësim Shoqëror Trungu, përmes një njoftimi në faqet e saj…

12 hours ago

Çfarë nuk shkon me shëndetin tuaj nëse keni dhimbje pas koke?

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes.…

13 hours ago