Sa herë t’ju shkojë ndërmend për të ngrënë diçka, qëroni një karotë. Jo vetëm që do t’ju shijojë dhe s’do t’ju rëndojë ndërgjegjia, por do kujtoni që jeni duke i bërë shëndetit nder të madh.
Për gjithë arsyet në vijim, karotat s’duhet t’i ndani asnjë ditë nga dieta juaj!
1. Kanë veti anti-inflamatore
Një nga arsyet më të rëndësishme, pse duhen konsumuar karotat, është kapaciteti anti-inflamator. Ato ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve te trupit, dhimbjen e kokës e të stomakut. Mund ti hani të pagatuara ose të pjekura, ky funksion nuk i humbet.
2. Luftojnë kancerin
Karotat janë të pasura me vitaminë C dhe vitaminë A, në formën e beta-karrotenit, që njihen për stimulimin e rruazave të bardha të gjakut. Kështu, ato e ndihmojnë trupin të luftojë qelizat kancerogjene.
3. Përmirsojnë tretjen
Karotat janë një nga burimet më të mira të fibrave. Ndihmojnë njerëzit që kanë probleme me tretjen, pasi përmbajnë vitaminë B dhe magnez.
4. Janë të pasura me fibra
Duhet të konsumoni shumë fibra, që të qëndroni të shëndetshëm. Por shumica e njerëzve preferojnë të konsumojnë krundet e grurit dhe tërshërën, në vend të diçkaje më natyrale si karota. Ajo përmban shumë fibra të dobishme dhe ka shumë pak kalori. Nëse jeni të uritur, hani një karrotë dhe do të keni ndjesinë e ngopjes. Karota tretet shumë më lehtë se çdo ushqim tjetër, që përmban fibra.
5. Kanë veti anti-plakje
Karota ju ndihmon të qëndroni të rinj, jo vetëm në trup, por edhe në mendje. Duke ngrënë karrota çdo ditë, do ta mbani trupin në gjendje shumë të mirë, për një kohë të gjatë.
6. Kanë veti anti-bakteriale
Karotat luftojnë bakteret. Ato ju ndihmojnë të luftoni viruset dhe parazitët, në mënyrë natyrale. Duke përdorur karota çdo ditë, shumica e sëmundjeve që mund të keni, do të zhduken.
7. Luftojnë aknet
Karotat ju ndihmojnë të keni një lëkurë të pastër dhe të shndritshme, me ndihmën e vitaminës A. Konsumi i karrotave ju ndihmon në luftën kundër akneve, inflamacioneve dhe gjërave të tjera të pakëndshme, që i ndodhin lëkurës tuaj. Ngrënia e një karote është më e dobishme, më natyrale dhe më e lirë se çdo trajtim artificial, në përmirësimin e lëkurës.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…