Nga: Kastriot Dervishi
Mirë serbi Dushan, po 160 të tjerë çfarë ishin?!
Në një letër të datës 9 shkurt 1944 të komandantit të Brigadës së I-rë, Mehmet Shehu, për komandantin e përgjithshëm të forcave komuniste, serbin Dushan Mugosha (“Saliu”), pasi flitet për goditjen e shqiptarëve, thuhet se forca e brigadës ishte 1015 veta, prej të cilëve 850 shqiptarë. Pyetja është se këta 160 të tjerët çfarë ishin? Lufta ndaj shqiptarëve dihet se ishte objektivi numër një i një serbi i Dushan Mugosha, që po luftonte për të na sjellë “lirinë”.
Pjesë nga letra e Mehmet Shehut:
“I dashur Sali. E ndjejmë menjëherë largimin tënd nga Brigada. Na duket vetja sikur na mungon diçka me rëndësi, na duket se kemi mbetur si jetimë. Por nga ana tjetër mungesa jote na bën të përpiqemi më tepër se më parë, për të plotësuar atë që na duket se na mungon. Ndihma jote shok ka qenë me të vërtetë e madhe për neve: tash e shohim se kur ishe ti me ne, nuk para kuptohesh siç kuptohet tash … Pas ikjes tënde nga Miçani, forcat e Brigadës tonë e shpartalluan një grup ballistësh … forcat tjera çpartalluan 250 ballista … forcat tjera u zgjeruan në ndjekje të armikut … O Sali, ç’pamje madhështore! Brigada e gjithë e mbledhur mbi borë në Vërzhezhë, forcë e madhe: 1015 (850 shqiptarë). Bëmë mbledhjen e brigadës sot dhe konferenca doli me sukses …”.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…