<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mjekja pediatre: Ja sesi mund të dallohet Omicron tek fëmijët!

Mjekja pediatre, Iris Mali ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me infektimet e fëmijëve me variantin Omicron, duke dhënë të gjitha shenjat të cilat janë karakteristike për personat e prekur.

Ajo tha se ditët e fundit kishte pasur një rritje të testimeve po ashtu edhe të interesimit të prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre, kryesisht të grupmoshës 16-16 vjeç. Mali bëri thirrje ndaj prindërve që këta të fundit të paraqiteshin në pediatrik apo në ambulancën e lagjes sa herë të konstatonin se fëmija e tyre kishte ndonjë shenjë infektimi sado të vogël.

Mali: Ka rreth 50 vizita në ditën nga një mjek pediatër. Me të prekurit janë kryesisht fëmijët e kopshteve dhe të shkollave. Kemi një rritje të rasteve me covid por gjithmonë kemi raste të cilat kalohen në mënyrë të lehtë. Në ditët e fundit janë bërë 10 deri në 20 teste në ditë për fëmijët, nga këto rreth 40% rezultojnë pozitivë. Deri më tani testimi ka qenë efikas për të dalluar variantin omicron.

Si mund të bëhet dallimi?

Mali: Simptomat më të shpeshta janë kolla, temperatura, lodhja, dhimbje e kokës dhe dhimbje fyti. Në grip kemi temperaturë të menjëhershme ndërsa në variantet e Covid, temperature vijon të rritet gradualisht.

Janë rritur interesimet për t’u vaksinuar nga ana e prindërve. Grupmosha më e interesuar për vaksinimin 12-16 vjeçar. Sa i përket vaksinimit, nuk ka asnjë lloj problemi të kryhet nëse fëmija nuk shfaq asnjë lloj shenje klinike.

A ka pasur prindër që kanë kërkuar shërbimin ambulator në banesë?

Mali: Shërbimi ambulator është diçka që ne e kemi mbuluar vazhdimisht. Nuk ka një shtim, jemi në të njëjtin nivel për këto shërbime.

Këshillë për të gjithë prindërit nëse vënë re këto lloj simptomash?

Këshilla ime është që për çdo lloj simptome sado të vogël të paraqiten në pediatri dhe të shihet më pas se çfarë mund të ketë, pa marrë parasysh se çfarë shenjash kanë.

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

5 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

5 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

5 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

10 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

11 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

11 hours ago