Most ta harojmë kurrē
LUFTA E ÇANAKALASË
Lufta e Çanakalasë ose beteja e Gallipolit filloi më 25 prill 1915 dhe mbaroi më 9 janar 1916 në Turqi. Kjo ishte një nga betejat më të mëdha në luftën e parë botërore. Nga njëra anë luftonin: Fuqitë e Antantës, Britania, Franca, Rusia, Australia dhe Zelanda e Re, në anën tjetër luftonte Perandoria Osmane me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania.
Duhet theksuar faktin që në këtë luftë kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë pothuajse nga të gjitha viset etnike, Presheva, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Ohri, Peja, Gjakova, Vlora, Elbasani etj, ku e kalonte numrin prej 25.000 ushtarëve vullnetarë.
Pas luftimeve tetë muajsh, me afro 250,000 viktima nga secila anë, gjithashtu thuhet se u vranë 25 mijë shqiptarë.
Beteja e përgjakshme e Çanakalasë do të përfundonte më 9 janar 1916, kështu Fuqitë e Antantës e kuptuan se këtë betejë të madhe kolonialiste nuk mund të ngadhënjenin, të turpëruar dhe me humbje të mëdha tërhiqen nga Çanakalaja dhe ngushtica e Dardaneleve.
Me këtë rast është interesant të theksohet deklarata e ish ministrit anglez të luftës Winston Churchill, i cili kishte thënë:
“A nuk e kuptoni se në Çanakala ne luftuam jo me turqit, por me Zotin? Dhe, natyrisht që do të mundeshim!…”
Çanakalaja mbetet një ndër mësimet më të bukura, e më të hidhura dhe tronditëse që dëshmon se kur popujt e shtypur janë të bashkuar mund të bëjnë qëndresë kundër ç’do qëllimi okupator.
Marrë nga Gazmend Arifi, profili në FaceBook. /InforCulture.info
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…