<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

FOTO/ Një kopje e rrallë e dokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë

 

Në maj të këtij viti gjeta në Boston një kopje të Dokumentit të Pavarësisë, që i ishte dërguar Fan Nolit nga Shqipëria më 1938.

Në Kishën e Shën Gjergjit, me ndihmën e arkivistes Neka Doko, e fotografova me kujdes dokumentin bashkë me dy fletë shoqëruese. Dokumenti ruhet në gjendje mjaft të mirë, ndonëse i dëmtuar pak në cepat e faqeve për shkak të moshës 87-vjeçare.

Është drithëruese kur gjen një gur të tillë të çmuar që të sjell kujtime nga historia jonë kombëtare. Është po aq e bukur ndjesia kur e prek dokumentin dhe ai bëhet si i gjallë në duart e tua.

Në njërën prej faqeve bashkëngjitur thuhet se dokumenti i qenkej dërguar Fan Nolit nga miku i tij në Elbasan Beqir Rusi, ish-anëtar i Senatit që doli nga Kongresi i Lushnjes në 1920 dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 1924, kur Noli ishte kryeministër.

Në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë, Lef Nosi, që ishte daja i gjyshes sime, lejoi të shtypej një numër i kufizuar kopjesh të Dokumentit të Pavarësisë, të cilin e mbante prej vitesh në ruajtje, ashtu siç ruante edhe shumë dokumente historike me rëndësi në koleksionin e tij.

Në fund të faqes ballore ai kishte shtypur edhe atë pjesë të firmave që ndodheshin në anën e pasme të origjinalit, duke i vënë të gjitha nënshkrimet në një imazh të vetëm.

Disa kopje të shtypura nga Lef Nosi iu dhuruan personaliteteve të ndryshme ose miqve të Mbretërisë Shqiptare, siç ishte ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant dhe të tjerë. Mes tyre paskej qenë edhe Fan Noli.

Ndërkaq, në Shkollën Harry Fultz në Tiranë, aty ku sot është Shkolla Teknike Ekonomike, u ekspozua dokumenti origjinal bashkë me flamurin kombëtar, atë që mendohej se ishte ngritur në Vlorë nga Ismail Qemali.

Në atë kohë, marrëdhëniet mes Mbretit Zog dhe Peshkop Nolit ishin përmirësuar mjaft, edhe pse të dy e kishin dënuar njëri-tjetrin me vdekje – Noli Zogun në dhjetor 1924 dhe Zogu Nolin në tetor 1927. Në fillim të vitit 1934, Zogu i kishte dërguar Nolit në Boston një ndihmë prej 3,000 frangash, saktësisht 800 dollarë e 35 cent, për t’u shëruar nga një pneumoni e dyfishtë.

Besoj se kjo është ndër të paktat kopje të Dokumentit të Pavarësisë që ekzistojnë. Ndonëse nuk bëhet fjalë për origjinalin, ajo është gjithsesi një pasuri. ©Marrë nga faqja në Facebook e Ilir Ikonomit

admin admin

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

1 day ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

1 day ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

1 day ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

1 day ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

1 day ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

1 day ago