<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Asnjëherë mos e vendosni orën në këto dy dhoma

Rregullat e Feng Shui-t për tërheqjen e lumturisë dhe energjisë pozitive në shtëpi thonë se është shumë e rëndësishme se ku do ta vendosni orën në shtëpi.

Ora është një simbol i rëndësishëm dhe si i tillë nënkupton lëvizjen, veprimin dhe ndryshimin.

Rregulli i parë dhe themelor është vendosja e orës në një dhomë që është e zënë ose ka më shumë aktivitet.

Kjo është dhoma e ndenjes ku banorët komunikojnë më shumë dhe ku kalojnë më shumë kohë.

Gjithashtu një opsion i mirë është vendosja e orës në një studio apo zyrë që tregon se sa kohë keni shpenzuar duke punuar.

Nuk është mirë të mbash një orë në dhomën e gjumit, pasi ajo përdoret ekskluzivisht për pushim. Është mirë që orën ta vendosni në dhomën e ndenjes ose në një dhomë të veçantë, ku të gjithë, madje edhe të ftuarit, do të mund ta shohin.

Ka disa vende të tjera ku, sipas rregullave të Feng Shui-t, është mirë të mbani një orë. Këto janë dhoma e fëmijëve, si dhe dhoma për ushqyerjen e foshnjave. Është mirë të përdorni vetëm orë që nuk kanë lavjerrës apo zë, por ato digjitale.

Për fëmijët më të mëdhenj, orët përdoren në mënyrë që ata të mos vonohen në shkollë, ndaj është mirë që një të tillë ta vendosni në dhomën e tyre. Orët e zbukuruara me foto të katër stinëve, apo që tregojnë diellin dhe hënën, ditën dhe natën, janë një kombinim i shkëlqyer për të tërhequr energji pozitive.

Asnjëherë mos e vendosni orën në mur përballë derës së përparme. Në lindje, sipas traditës Feng Shui, elementi kryesor është druri. Kjo është arsyeja pse orët prej metali nuk vendosen kurrë në mure dhe zëvendësimet më të mira janë ato prej druri, guri ose plastike.

Për shkak të ritmit të caktuar që dëgjohet gjatë funksionimit të orëve mekanike, mos e mbani në dhomën e gjumit. Ritmi i zemrës dhe i orës që dëgjoni është i ndryshëm dhe bën që zemra të rrahë në mënyrë të çrregullt dhe të acarojë banorët e asaj dhome.

Mos ruani orët e dëmtuara ose pa bateri. Sipas Feng Shui, orët e prishura sjellin energji të keqe në shtëpi

postbck postbck

Recent Posts

IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…

7 hours ago

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago