<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fotografët aborigjenë

Tashmë është formuar një trupë e fotografëve aborigjenë, që punojnë në stile të ndryshme. Nxitur nga Michael Jalaru Torres, “Blak Lens” synon të japë mbështetje për fotografët e talentuar në të gjithë Australinë, duke e ndërtuar një rrjet profesional dhe kulturor për të përforcuar punën e njëri-tjetrit, si dhe për të ndryshuar perceptimet. Disa nga fotot e përzgjedhura nga ditorja “Guardian”, të këtyre krijuesve, Telegrafi i sjellë si më poshtë.

Xhaxhai Eddie Peters: Colleen Raven është një nga arabanat e Australisë jugore. Është e interesuar ta përdorë filmin, fotografinë dhe mediumet tjera për të përfaqësuar dhe ruajtur historitë, gjuhët dhe kulturat e Kombeve të Para. Gjithashtu, është e përkushtuar për t’i përcjellë aftësitë dhe njohuritë që ka mësuar gjatë viteve, te brezi i ardhshëm i artistëve.

Bebja Luca: Bobbi Lockyer jeton në kontenë Kariara. Merret me pikturë, fotografi, ilustrime dhe dizajn grafik. Është e specializuar në imazhet e familjeve e të bebeve aborigjene. Po ashtu organizon punëtori për t’i bartur te të tjerët njohuritë e saj.

Gruaja para dritës rrethore: Mandy Smith është barkingji. Është e specializuar në fotografimin e zogjve australianë, në pikturë, astrofotografi dhe peizazhe. “Dua të krijojë imazhe të errëta e mistike dhe të përfshijë pak pikturimin në to”, thotë ajo për këtë autoportret.

Momenti i heshtjes: Tace Stevens e ka bërë këtë foto gjatë pushimeve në liqenin Gaskoin. “Është mbesa ime, Tirali, që shpesh shfaqet në veprat e mia. Është frymëzuar nga seria e Jeremy Snellit, Djemtë e Voltës, që ka ndikim të madh tek unë. Kam jetuar në Sidnei për nëntë vjet, kështu që sa herë e shoh mbesën dhe nipat ndryshon diçka te unë. Çdo fëmijëri është kalimtare, kështu që dua t’i kap momentet e reflektimit dhe heshtjes”.

Valltari: Freddy është valltar spiritual nga Uorabinda. Ka balancë dhe shpejtësi. Fotografia e bërë nga Trent White përqendrohet te identiteti i njerëzve të tij.

E qetë dhe e durueshme: Talei Elu është torese e specializuar në portrete dhe në fotografi kulturore. Kjo foto është bërë në vendlindjen e saj, Seisia, në një skelë që vizitohet nga turistët dhe njerëzit lokalë që peshkojnë.

Duke punuar, së bashku: “Komunitetet tona paraqiten në rrathë të mëdhenj dhe lidhen me vija të drejta të gjata”, thotë Lowell Hunter për këtë foto të bërë nga ajri. “Këto vija na bashkojnë. Në mes është ajo që kemi të gjithë ne në brendësi, një qëllim të përbashkët”. /Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

9 hours ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

13 hours ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

13 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

14 hours ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago

Edith Durham për traditat bar’bare serbe e malazeze: Gjahu për pr’erjen e kokave në Ballkan

Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e…

2 days ago