Skeleti misterioz i një kali pa kokë është gjetur i varrosur përkrah kalorësit të tij në një varrezë mesjetare në qytetin jugor gjerman të Knittlingen.
Sipas arkeologëve të Shtutgartit, mbetjet datojnë rreth 1400 vjet më parë. Në këtë kohë, zona sundohej nga dinastia Merovingiane, një familje franke, mbretërimi i së cilës nga 450–751 pas Krishtit bashkoi pjesën më të madhe të asaj që sot është Franca dhe Evropa Qendrore.
Ekspertët janë të pasigurt pse kalit iu pre koka, por mendojnë se ky rit ka të ngjarë të jetë pjesë e ceremonisë së varrimit. Ndër sendet e tjera u gjend një shpatë e drejtë dhe me dy tehe, e njohur si ‘spatha’ dhe një shtizë. Vendndodhja e kokës së kalit ndërkohë mbetet e panjohur.
Gërmimet në vend u drejtuan nga arkeologu Folke. Varrezat mesjetare u zbulua për herë të parë në vitin 1920 gjatë punimeve të ndërtimit për një linjë hekurudhore të ndërprerë përfundimisht. Siç shpjegoi eksperti, njeriu i gjetur i varrosur përkrah kalit të tij ka të ngjarë të ishte në shërbim të dinastisë Merovingiane.
“Si një anëtar i elitës lokale, ai ka shumë të ngjarë të ishte kreu i një familjeje bujqësore të përbërë nga familja e tij dhe shërbëtorët e tij.”
“Një funksion i kësaj ceremonie ishte “inskenimi” i të ndjerit në statusin dhe pasurinë e tij të mëparshme si pretendim i pasardhësve të tij për të ruajtur këtë status”, shpjegoi arkeologu.
Megjithatë, vetë burri ka të ngjarë të mos angazhohej drejtpërdrejt në praktikat bujqësore, por do të kishte pasur punëtorë që të kujdeseshin për të.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…