Data e udhëtimit në Përjetësi e Sulltan Abdul Hamidit II

Abdullah Klinaku

Me 10 shkurt të vitit 1918, para 104 vitesh, në Pallatin Bejlerbej, pas një jete plotë vuajtje, sfidash dhe pushtetesh, ja dorëzoi shpirtin e tij fisnik Zotit të Madhërishëm, merhum Sulltan Hakan Abdul Hamid Han II.
Fillimi i tij politik nisi me 31 gusht të vitit 1876, në moshën 34 vjeçare kur morri drejtimin e Perandorisë e cila kishte shtrirë qeverisjen në tre kontinente.
Sulltan Abdul Hamidi, në vitin 1903, pas një përpjekje për atentat ndaj kryeministrit Said Pashës nga tre shqiptarë që kishin arritur në Stamboll, kërkon dorëheqjen e tij dhe për kryeministër të Perandorisë Osmane emëron shqiptarin Ferid Pashë Vlorën. Në raportet e asaj kohe të ambasadës angleze, emërimi i shqiptarit si kryeministër i Perandorisë Osmane vlerësohej si privilegj për shqiptarët.
Sulltan Abdu Hamidi, kishte ndërtuar shkolla dhe institute. Ai kishte promovuar synimin e tij nën moton “një shkollë dhe një xhami në çdo fshat”. Ndërsa për ftuesit islam kishte themeluar “Institutin për aftësimin e predikuesve dhe prijësve”.
Në Pekin kishte hapur universitetin për myslimanët kinezë, në hapjen e së cilit kishin marrë pjesë mijëra myslimanë kinez.
Ai, ishte i bindur se mënyra më e mirë për ta arritur lirinë ishte “përmirësimi i arsimit” dhe prandaj thoshte “unë po ndërtoj shkolla”.
Sulltan AbdulHamidi, respektonte Paralmentin Osman, i cili përfaqësonte të gjitha grupet etnike, fetare e kulturore brenda Perandorisë. Parlamenti Osman u themelua me 19 mars 1877, brenda të cilit kishte përfaqësim po thuajse 40% me 60%, në favor të muslimanëve. Për këtë Abdul Hamidi njëherë pati deklaruar, se as në parlamentin britanez nuk ka asnjë indian e as në atë gjerman nuk ka asnjë algjerian.
Sulltan AbduHamidi, ishte i kujdesshëm ndaj Britanisë që të mos krijohej asnjë problem me të, mbështetej herë pas here në Gjermaninë, e nënvlerësonte Francën dhe nuk i besonte asnjëherë Rusisë.
Sulltan Abdul Hamidi, ishte trim dhe guximtar. Një ditë xhumaje deri sa shpërtheu mjeti i tij nga eksplozivi në atentat ndaj tij, nuk e ndërpreu agjendën ditore. Konsulli anglez i asaj kohe, shkruan se në fytyrën e tij nuk pam gjatë takimit asnjë shenjë frike e shqetësimi.
Sulltan Abdu Hamidi, thelbin e çështjes e kishte Islamin, si hallka e vetme e fortë që shërbente si unifikuese midis myslimanëve. Ishte themelues dhe promotor i idesë së panislamizmit.
Sulltan Abdul Hamidi, u shkarkua nga posti me 27 prill 1909, nga parlamenti Osman. Vendimin për shkarkimin e tij ja dërgoj një hebrej, një armen, një arab dhe shqiptari Esat Pashë Toptani.
Sulltani jetoj në arrest shtëpiak në Selanik deri sa e lejuan kthimin e tij në Stamboll, për të dhënë shpirt në krahët e gruas së tij.
“Ai mori abdes për namazin e sabahut dhe pastaj mori dorën e gruas së tij, pasi ai ishte në shtratin e vdekjes. Pastaj ai puthi dorën e saj, e shikonte atë, si në qoftë se ai donte për të i thënë lamtumirë asaj dhe i tha. “Allahu të shpërbleftë me të mira!”, dhe me zë të lartë tha: “Allah!” dhe pastaj vdiq.

postbck postbck

Recent Posts

Vr’asja e Ali Pashë Gucisë, sipas rrëfimeve të pasardhësve të protagonistit kryesor të ngjarjes, Metë Balit

Përfundimi i shumë figurave të rëndësishme shqiptare, jo gjithmonë ishte nga luftërat me armiqtë apo…

12 hours ago

E vërteta e “Ujit Zemzem”, pse quhet uji i mrekullive dhe cila është historia e burimit të tij?

Besojmë që së paku një herë ju ka ndodhur të dëgjoni apo të hasni diku…

13 hours ago

Ushqimet që ju plakin para kohe

Disa prej këtyre ushqimeve mund të jeni duke i konsumuar edhe në baza ditore. Në…

14 hours ago

Ekspedita arkeologjike tek Forumi Bizantin në Durrës, zbulimet nxjerrin në pah elementë të rinj në lidhje me periudhën e antikitetit

Ekspedita arkeologjike që po zhvillohet tek Forumi Bizantin në Durrës ka nxjerrë në pah elementë…

15 hours ago

Pse duhet të merrni magnez për gjumë më të mirë

Magnezi, i gjetur te zarzavatet me gjethe, bimët bishtajore, arra dhe farat, luan një rol…

15 hours ago

Vetëm qëndrimi në këmbë nuk mjafton për të përmirësuar shëndetin

Menduat se një tavolinë për të qëndruar në këmbë do t’ju ndihmonte të ishit më…

15 hours ago