<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë ndodh kur pini ujë, shenjë e problemeve në organizëm

Sistemi juaj i tretjes përfshin fytin, stomakun, zorrën e trashë, pankreasin dhe mëlçinë. Kjo nuk është çudi që shenjat e problemeve të tretjes të përfshijnë organet e mësipërme.

Problemi është se kur shfaqen në mënyra që ju nuk i pritni, mund të mos e kuptoni se është e nevojshme një vizitë tek mjeku.

Keni vështirësi kur gëlltisni ushqim madje edhe kur pini ujë

Kur ushqimi pengohet të kalojë rrjedhshëm në grykë dhe më tej në fytin tuaj, veçanërisht nëse pengimi rritet me kalimin e kohës, kjo nuk është shenjë e mirë.

Ndonjëherë, madje edhe uji mund të bëhet i vështirë për t’u gëlltitur. AgroWeb.org ju tregon se këto shenja paralajmërojnë një problemi serioz me sistemin e tretjes.

Mjeku juaj do të kërkojë gjithashtu të dijë nëse problemet e gëlltitjes shoqërohen me kollitje, fyt të irrituar, lemzë ose ngopje pas vetëm pak kafshatave me ushqimi. Të gjitha këto sinjalizojnë probleme serioze të tretjes.

Veshjet tuaja janë papritmas shumë të shtrënguara 

Nëse pantallonat i ndjeni të ngushta brenda pak ditësh, kjo nuk mund të jetë prej peshës që keni marrë. Mbushja e organizmit të brendshëm me ajër është një problem i zakonshëm.

Por tejmbushja e papritur e organizmit që ndodh pa asnjë arsye të dukshme dhe është shoqëruar me simptoma si dhimbje apo gjak në jashtëqitje është krejt shqetësuese.

Mund të jetë çështje e thjeshtë e mostretjes së qumështit sipas burimeve AgroWeb.org, por mund të nënkuptojë diçka tjetër që meriton trajtim të veçantë, thonë specialistët.

Gjërat që duhen marrë parasysh janë sëmundja e refluksit gastro ezofageal (GERD), sindromi i zorrës së irrituar, gurët e tëmthit, kapsllëku dhe sëmundja celiake.

Humbja e papritur e peshës

Humbja e peshës në mënyrë të papritur mund të jetë një simptomë e shumë problemeve shëndetësore, por AgroWeb.org ju tregon se sistemi juaj i tretjes është një vend i mirë për të filluar kërkimin e shkakut.

Gastroenterologët shpesh ndeshen në pacientë me humbje peshe të pashpjegueshme.

Arsyet që ju mund të jeni duke humbur kile përfshijnë probleme si sëmundja celiake ose sëmundja e Crohn, të cilat ndërhyjnë në aftësinë e trupit tuaj për të përthithur lëndët ushqyese.

Hekur i pamjaftueshëm në organizëm

Hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të çojnë oksigjen në indet e trupit tuaj. Humbja e hekurit ju bën shumë të lodhur dhe gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke, lëkurë të zverdhur, thonj të brishtë, humbje të flokëve dhe dobësi të përgjithshme.

Mjeku juaj mund të kontrollojë nivelet e hekurit me një analizë të thjeshtë të gjakut.

Anemia prej mungesës së hekurit shpesh mund të jetë për shkak të problemeve në sistemin e tretjes nga gjëra të tilla si problemet e zorrës së trashë, çështjet e stomakut, ulçerat dhe sëmundjet e zorrëve.

postbck postbck

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

13 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

13 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

14 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

14 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

14 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

15 hours ago