Ul presionin e lartë të gjakut në sekonda, relakson enët e gjakut dhe mbron nga sëmundjet!
Nëse keni presion të lartë të gjakut dhe e matni atë pas një vakti, dijeni se ekziston një çaj i lirë që do të ndihmojë në uljen e tij.
Është kudo dhe është e shijshëm, dhe shumë nuk e pinë sepse gabimisht mendojnë se do të rrisë presionin e gjakut!
Është çaji i zi, i cili përdoret në mbarë botën si pije për t’u zgjuar në mëngjes ose pas vaktit.
Duke qenë se përmban kafeinë, shumë njerëz mendojnë se është një “zëvendësues” i plotë i kafesë, ndaj mund të hezitojnë ta pinë, duke menduar se do të rrisë presionin.
Por një studim i publikuar në revistën “Nutrients” tregoi se konsumimi i çajit të zi dy herë në ditë ul me sukses presionin e gjakut.
Morën pjesë pacientë me hipertension, të cilët pinin një filxhan çaj të zi dy herë në ditë dhe u matën presionin e gjakut para konsumimit, si dhe një orë, dy, tre dhe katër pasi kishin pirë këtë pije.
Njëri grup pinte çaj të zi dhe tjetrit iu dha një placebo, një pije që i ngjante atij në shije dhe pamje, por pa efekte të dobishme.
Grupi i pjesëmarrësve që pinin çaj të vërtetë pati një rënie të ndjeshme të indeksit të presionit dhe ngurtësisë së arterieve, raportojnë mediat britanike. Çaji i zi uli presionin e sipërm dhe të poshtëm.
Pra, pas një vakti, pini një filxhan çaj të zi! Presioni do të bjerë, gjaku do të shtypë më pak në indet delikate të mureve të arterieve dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru do të reduktohet./
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…