Njerëzit me tension të lartë gjaku që marrin vazhdimisht paracetamol, mund të jenë duke i shtuar vetes rrezikun e atakut në zemër dhe hemoragjisë cerebrale.
Mjekët që lëshojnë recetat, duhet të mendojnë për rreziqet dhe përfitimet për pacientët që e marrin këtë mjekim për disa muaj me radhë, thonë studiuesit e Universitetit të Edinburgut.
Marrja e qetësuesve për dhimbje koke dhe ethe është e sigurt, theksojnë ata, por nevojiten kërkime të zgjeruara për të parë efektet në kohë tek individë të caktuar.
Paracetamoli përdoret gjerësisht në mbarë botën si mjekim i shpejtë për të lehtësuar dhimbjet, megjithatë ai jepet edhe për mbajtjen nën fre të dhimbjeve kronike. Studimi i ri tregon se ata që vuajnë nga presioni i lartë arterial, një gjendje kjo që në Mbretërinë e Bashkuar prek një të tre persona, mund të jenë më të rrezikuar. 110 vullnetarë iu nënshtruan verifikimeve; dy të tretat e tyre merrnin ilaçe për hypertension.
Në njërën nga provat, atyre iu kërkuar te merrnin 1 g paracetamol katër herë në ditë për dy javë – një dozë e zakonshme kjo për pacientët me dhimbje kronike – dhe më pas pilula placebo, për dy javë të tjera. Eksperimenti tregoi se paracetamoli rriti presionin e gjakut, “një nga faktorët kryesore ky të rrezikut për atak në zemër e në tru.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…