Karakteristika kryesore e variantit Omicron është kapaciteti i tij i lartë i transmetimit. Një fakt që ka shkaktuar rritjen e infeksioneve në mbarë botën, që nga zbulimi i tij në nëntorin e vitit 2021.
Doza e tretë e vaksinës është efektive në parandalimin e rasteve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga varianti më i ri i njohur i SARS-CoV-2.
Sipas studimeve të ndryshme, si ai i kryer nga autoritetet britanike, efikasiteti është 90% pasi të administrohet doza përforcuese.
Megjithatë, shkencëtarët në Japoni kanë treguar masën më efektive për të parandaluar infektimin me Omicron.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kobe kryen një studim në të cilin dolën në përfundimin se mbajtja e distancës ishte çelësi për të shmangur infektimin nga Omicron, raporton A2news.
Udhëheqësi i studimit, Makoto Tsubokura, shprehet: “Është e rëndësishme të kthehemi te bazat dhe të sigurohemi që njerëzit të ndërmarrin masa kundër infeksionit. Masa kryesore është mbajtja e distancës nga njerëzit e tjerë”.
Nga ana tjetër, vetë Tsukobura theksoi nevojën për të përforcuar masat e vendosura për parandalimin e infektimit, si larja e duarve apo përdorimi i maskës: “Për të ulur rrezikun e infektimit, kemi nevojë për respektimin e masave”.
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…