<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Përse ujku nuk mund të zbutet?

Ujku është vështirë i trajnueshëm dhe kurrë nuk e humb ndjenjën e egërsisë pavarësisht se është gjenetikisht i ngjashëm me qenin. Hulumtimet e reja në këtë fushë na tregojnë se pse ujku mbetet gjithmonë i egër ndërsa i qeni është shumë i dashur dhe besnik ndaj njeriut. Çështja në atë se pse qeni mund të trajnohet dhe ujku jo qëndron në faktin se si ata i qasen botës së tyre.


Biologia e evolucionit Kathryn Lord së bashku me kolegët e sajë në Universitetin Massachusetts, zbuluan se të vëgjlit e ujkut janë ende të verbër dhe të shurdhër kur fillojnë të ecin dhe ta eksplorojnë ambientin në moshën 2 javore.


“Më parë nuk ka qenë e njohur, se kur ujqit e vegjël fillojnë ta eksplorojnë botën e tyre ata janë të verbër dhe të shurdhër dhe mbështeten në të nuhaturin e tyre. Kur ujqit e vegjël fillojnë të dëgjojnë për herë të parë, fillimisht ata frikësohen nga zërat që dëgjojnë, për më tepër kur ata fillojnë të shohin për herë të parë ata gjithashtu janë të frikësuar nga stimulimet në tru prej pamjeve vizuale”.


Qentë e vegjël, për dallim nga ujqit e vegjël fillojnë të ecin dhe eksplorojnë botën pasi që tri ndjenjat: të nuhaturit, të dëgjuarit dhe të pamurit, janë tërësisht funksionale. Në vend se të ndjejnë frikë, qentë e vegjël fillojnë eksplorimin e aveturave të reja.


“Është me të vërtetë befasuese se sa të ndryshëm janë qentë dhe ujqit në moshën e re, duke e marrë parasyshë se sa të ngjashëm gjenetikish ata jan. Një qenë i vogël në moshën 2 javore thjeshtë nuk mund që të lëvizë dhe të ecë nëpër tokë, por ujku i vogël është eksplorues aktiv. Ai ecë me një balancë të mirë dhe fillon të ngjitet nëpër kodra dhe përpjetëze të ndryshme.”


Për shkak të shoqërimit të tij me njeriun, qeni e ka më të lehtë të rritet pasi që ka një fillim të jetës nën përkujdesjen e njeriut. Qentë e vegjël kanë kohë që të piqen dhe të zhvilliohen nën një përkujdesje të vazhdueshme. Ujku, në anën tjetër, që në vegjëli përballet me grabitqarë të ndryshëm dhe duhet ti lëvizë këmbët që ti ikë rreziqeve.


Nga pikëpamja e gjeneve, dallimi në mes ujkut dhe qenit nuk qëndron në vetë gjenin, por në momentin kur gjeni aktivizohet. Nëse dëshironi që ta shoqëroni një qen të moshës 4-8 javore me një njeri apo një kalë, e tëra qka nëvojitet janë 90 minuta kohë që ti prezantoheni njëri tjetrit. Pas këtij intervali kohorë qeni nuk do të frikësohet më nga njeriu.

Por për një ujk të vogël, që t’ia largojmë tërësisht frikën nevojiten 24 orë kontakt me të para se ati ti mbushë 3 javë të jetës së tij. Por edhe pas kësajë përpjekje ujkut të vogël nuk i largohet frika tërësisht, dhe edhe pse mund të duket i zbutur ai prap se prap e ruan ndjenjën e egërsisë në vetën e tij./Shqip science/S

postbck postbck

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

4 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

4 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

4 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

5 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 day ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago