<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mbi dekoratat dhe të (pa) dekoruemit… një histori e Mbretit Zog me At Gjergj Fishtën

Nga Atefan Çapaliku

Në klimën e diskutimeve që ka zaptuar rrjetet sociale, në lidhje me dekoratat e shpërndara në mënyrë sistematike nga presidentët e këtij vendi, si dhe për të ulur paksa gjakrat e njerëzve të pakënaqur, po shkruaj këtu, për gjithë ata që nuk e dinë dhe kanë durimin t’i lexojnë këto shënime deri në fund, historinë e Mbretit Zog me At Gjergj Fishtën, fill mbas kremitimit të festës jubilare të 25 vjetorit të Pavarësisë, më 1937, në të cilën Mbreti nuk kish lënë kënd pa dekoruar, përveç Pater Gjergjit. E siç merret me mend, nëse ishte kush i gjallë aso kohe që mund të meritonte medaljen më të lartë, qe vetë Patër Gjergji. Kësisoj një ditë prej ditësh Mbreti e thërret Fishtën në një audiencë private në pallatin e vet. Patria gjithsesi shkon, edhepse jo me ndonjëfarë lezeti e entuziazmi. Aty në pallat mbasi gjenden ballë për ballë shoqi shojt, Mbreti flet:-Mos kujto se të kam harrue…-Hëm…-Unë e di mirë se Ju duhej të ishit i pari ndër njerëzit që meritojshin të dekorohen.-Naltmadhni… puna asht se…-Të lutem. Më ndigjo! Kam dashtë thjesht me të ruejtë. E si mund të të rreshtoja unë ty, Poetin Kombtar, në një listë me të tjerët?! Më thuej! Si mundesha?!-Naltmadhi! Nëse më keni thirrë për këtë…Atëherë Mbreti futë dorën në xhepin e jelekut të tij dhe nxjerr prej andej një orë me qëstek, e gjitha florini, në kapakun e së cilës ishin gdhendë këto fjalë: “25 vjetori i Pavarsisë së Shqipnisë”.-Pater! Nga kjo orë janë prodhue vetëm dy ekzempalrë. Kësisoj askush tjetër nuk mund të ketë një të tretë, veç meje e teje.Pater Gjergji atëhere e merr e duke e kundrue në duert e veta i kthehet.- Siç e dini Naltmadhi unë jam françeskan, rregulltar, e ne nuk na lejohen as pronat e tundshme. Do më duhet me ia dorëzue këtë orë provincialit tonë. E di ai mandej se kujt ia jep.

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

19 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

19 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

20 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

20 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

20 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

20 hours ago