<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si ndryshon tensioni i gjakut me moshë

Presioni i lartë i gjakut apo hipertensioni është një sëmundje shumë e përhapur në të gjithë botën. Pasojat e saj fillojnë që nga zemra e deri ne tru, duke prekur dhe mirëfunksionimin e të gjithë organeve të trupit. Ndër shkaqet e shumta të zhvillimit të kësaj sëmundje, kalimi i viteve dhe moshës është kryesori. Duke qenë më i shpeshtë tek personat në moshë ekspertët vënë theksin tek stili i jetesës dhe mënyra se si presioni i gjakut ndryshon gjatë viteve.

Kjo si një mënyrë për të parandaluar hipertensionin në çdo periudhë të jetës Jo gjithnjë presioni i lartë i gjakut duhet të shihet si një proces normal i plakjes, por si një sëmundje e rrezikshme. Në këtë artikull ju shpjegojmë pikërisht këtë lëvizje përgjatë viteve të jetës së një njeriu dhe kur është shqetësues.

Llojet e tensionit të gjakut

Tensioni apo presioni i gjakut ndahet në dy kategori të mëdha: ai i ulëti dhe ai i larti. Gjatë jetës një person mund të pësojë probleme me të dy këto lloje, ndaj të qënurit të kujdesshëm nuk është asnjëherë e tepërt. Në veçanti presioni i lartë është ai që sjell edhe më shumë probleme, kryesisht ato kardiovaskulare. Mjekët këshillojnë që ta trajtoni presionin e gjakut sa më shpejt e në çdo moshë.

Këto probleme mund të shfaqen në periudha të ndryshme të jetës dhe prej shkaqeve të ndryshme. Por gjithnjë e rëndësishme është që të parandalohen. Kjo sëmundje mund të shfaqet pa nguruar tek çdo person. Një nga pohimet më të rëndësishme të mjekëve është që sa më shumë të kalojnë vitet, aq më shumë rritet mundësia që të vuani nga hipertensioni.

Teksa plakeni edhe organizmi bashkë me enët e gjakut plaken me ju, ndaj sipas ekspertëve në një pikë të jetës të gjithë personat vuajnë nga hipertensioni. Gjithsesi kjo gjendje nuk duhet të jetë normale apo jo shqetësuese vetëm sepse jeni në moshë madhore. Është e rëndësishme që gjithnjë ta shikoni këtë gjendje të trupit me seriozitetin dhe kujdesin e duhur edhe para se të ndodhë.

Çfarë të bëni për ta parandaluar

Filloni nga dietat e shëndetshme me bazë frutat dhe perimet. Konsumoni mishin, bulmetin pa yndyrë e duke lënë mënjanë sheqerin dhe yndyrën. Merruni vazhdimisht me aktivitet sportive ose bëni një jetë aktive. Bëni ecje nëpër qytet, duke ngjitur shkallët apo duke bërë ushtrime në shtëpi.

Kini parasysh që çdo person të paktën një herë në jetë, ka probleme të shfaqjes së kësaj gjendje. Prandaj regjimi i duhur ushqimor dhe fizik është shumë i rëndësishëm në parandalimin e hipertensionit. Kujdesuni të konsumoni sa ë shumë fruta dhe perime duke mbajtur larg kripën dhe sheqerin e tepërt. Zgjedhjet e duhura do t’ju bëjnë që të parandaloni një sërë rreziqesh dhe simptomash që hipertensioni sjell për trupin./A

postbck postbck

Recent Posts

Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…

15 hours ago

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…

15 hours ago

Krijesa me tre zemra dhe gjak blu: misteri i oktapodit

Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…

16 hours ago

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

2 days ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

2 days ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

2 days ago