<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Legjendat thonë të vizitoni këto vende në Itali

 Italia ka trashëguar jo vetëm mrekulli dhe tradita të bukura, por edhe legjenda dhe bestytni të ndryshme. Më poshtë, po citojmë disa nga legjendat më magjepsëse vendase, ato që ju bëjnë të dashuroheni me vendet ku kanë lindur./Konica.al

Rosaza, e ndërtuar nga shpirtrat

Rosaza ndodhet në provincën e Biellas dhe njihet si vendi më misterioz në Itali, pasi, sipas gojëdhënës, është ndërtuar nga shpirtrat. Këtu jetonte Federiko Rosaza, anëtar i Senatit të Mbretërisë së Italisë dhe i shoqatës “Italia e re” e Xhuzepe Mazinit. Me ç’përflitet, ishte referenca e Masonerisë në zonë dhe për këtë arsye qyteti është i pasur me simbole ezoterikë dhe misteriozë.

Abacia e Shën Golganos dhe shpata në shkëmb

Gjendet në Toskanë në komunën e Kiusdinos. Në ato anë, ndodhet një kishëz e vogël rrethore, brenda së cilës ruhet një nga reliktet më magjepsëse dhe, në të njëjtën kohë, më misterioze të të gjithë rajonit: një shpatë në formë kryqi e ngulur në një fron shkëmbi. Në fakt, duket se këtu lindi legjenda e vërtetë e shpatës në gur.

Vila Palagonia, me kafshë fantastike dhe figura antropomorfe

Tejet magjepsëse edhe Vila Palagonia në Bagheria, në provincën e Palermos. E ndërtuar në vitin 1700 me urdhër të princit të Palagonisë, ajo paraqitet si një vendbanim i veçantë falë statujave që përshkruajnë kafshë fantastike dhe figura antropomorfe, të porositura nga pasardhësi i princit, Ferdinando Françesko II, për të larguar shëmtinë e tij dhe për t’u ndjerë më pak i vetëm në banesë.

Kështjella “Torrechiara”, me një dukeshë të murosur për së gjalli

Legjendë e mrekullueshme kjo e kështjellës “Torrechiara”-s në provincën e Parmës. Thuhet se brenda këtyre mureve dy të dashuruarit, Pier Maria Rossi dhe Bianca Pellegrini, zakonisht kalonin momente të zjarrta intimiteti. Gjithsesi, një dashuri shumë e çuditshme që lindi dhe shfaqej vetëm netëve me hënë të plotë, deri në atë pikë sa dukesha u muros e gjallë nga i shoqi, i cili nuk e kishte vlerësuar vërtet tradhtinë e së shoqes. Thuhet se edhe sot, në netët me hënë të plotë, fantazma e dukeshës endet nëpër dhomat e kështjellës në kërkim të të dashurit.

Liqeni i Bolsenas, shumë mistere

Liqeni Bolsenas ndodhet në provincën e Viterbos, në Lacio. Para së gjithash, ky është liqeni vullkanik më i madh në Evropë dhe i pesti për nga madhësia midis liqeneve italiane. Thuhet se në të kanë ndodhur dy mrekulli: S. Cristina, vajza e prefektit Urbano, u hodh në ujë me një gur në qafë, mirëpo guri nuk e tërhoqi në fund të liqenit, por, si një shpëtimtar, e bëri të notonte. Guri, me gjurmët e vajzës, ruhet në kishën kolegjiale të Shën Kristinës, ku në vitin 1263 ndodhi një tjetër mrekulli: një prift, që po kremtonte meshën, pa të dilte gjak nga ostja dhe pikëloi gurët e dyshemesë. Por jo vetëm. Në qendër të liqenit bien në sy spiralet e ishujve Bisentina e Martana, ku sipas legjendës thuhet se u mbajt e burgosur dhe u vra mbretëresha e gotëve, Amalasunta.

Kastropinjano dhe Kantoni i Zanave

Vende të mrekullueshme me legjenda unike edhe në Molise, më saktë në Kastropinjano në provincën e Kampobasos. Protagonist i kësaj historie është Kantoni i Zanave, një shkëmb që ndodhet në anën veriore të kështjellës së Evolit. Sipas legjendës, këtu jetonte një vajzë kaq e bukur sa e quanin zana, e fejuar me një djalë vendas me fat. Megjithatë, në atë kohë ishte në fuqi ligji i “ius primae noctis”: e drejta e feudalit që të kalonte natën e parë të martesës me gruan e një prej shërbëtorëve të tij. Zana nuk e pranoi dhe iku, akt që fatkeqësisht përfundoi me një të shtënë në ajër, pikërisht nga shkëmbi i lartpërmendur. Sot, pikërisht në atë vend, vijon të endet fantazma e gruas së bukur.

Lugina e Kontrinit, me një këngë dëshpëruese

Le të shkojmë në Trentino Alto-Adige për të zbuluar Luginën e Kontrinit në këmbët e Marmoladas, ku jeton ende kujtimi i Konturinës, vajzës bukuroshe viktimë e bukurisë së saj dhe urrejtjes së thellë të njerkës. Shumë princa dhe kalorës të rinj shkonin për të vizituar kështjellën për Konturinën dhe nuk interesoheshin për vajzat e tjera. Njerkës nuk i pëlqeu gjithë kjo, aq sa, përmes një shtrige, i bëri magji dhe e shndërroi bukuroshen në statujë, më pas e çoi mbi shkëmbin e lartë me pamje nga kalimi i Ombretas. Një ditë, disa barinj dëgjuan zërin e një gruaje teksa këndonte një melodi të ëmbël. Një ushtar i ri qe në gjendje të kuptonte fjalët e këngës që përshkruante historinë e trishtë. Kështu, ushtari u përpoq ta çlironte Konturinën nga shkëmbi, por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Vajza e gjorë e gurosur duhej të jetonte atje përgjithmonë. Thuhet se kënga e saj mund të ndjehet edhe në ditët e sotme.

Abacia e Shën Vitore alle Chiuse, veçori unike

Super magjepsëse është edhe Abacia e Shën Vitore alle Chiuse, në provincën e Ankonës, që dallohet për tipare arkitekturore tipike për artin e Perandorisë Bizantine, domethënë një mister i vërtetë se si ky stil mbërriti në këtë rajon. Brenda, për më tepër, ekziston simboli i pafundësisë i përmbysur, disa besojnë se është një gjurmë ezoterike e lënë nga tempullarët; të tjerët se është një referencë për mundësinë e arritjes së pafundësisë falë besimit. Por, jo vetëm. Mbi njërën nga kolonat e brendshme ka mbishkrime, të cilat, për të apasionuarit pas ezoterikës, përfaqësojnë Nyjën e Solomonit dhe një tabelë që simbolizon një variant të simbolit të njohur të Qendrës së Shenjtë.

Kepi i Vatikanit, mes nuancave dhe tingujve

Kepi i Vatikanit, në provincën e Vibo Valentias, rrëpira e të cilit mbart plot mistere: thuhet se është banuar nga parashikuesja Manto, të cilës iu rebeluan detarët, të frikësuar të përballonin udhëtimin në det midis vorbullës Shila e Shariba, duke përfshirë edhe Ulisesin e famshëm. Megjithatë, sipas kepit Dona Kanfora kreu vetëvrasje nga Torre Ruffa. Ajo u hodh nga anija e rrëmbyesve të saj dhe u mbyt në det. Para se të vdiste ulëriti: “Gratë e kësaj toke preferojnë vdekjen në vend të çnderimit!”. Prej atij momenti, deti për të nderuar sakrificën, çdo orë ndryshon ngjyrë, duke marrë të gjitha ngjyrimet e blusë, për të kujtuar ngjyrën e vellos që ajo mbante gjithmonë. Ndërkohë dallgët që përplasen me vijën bregdetare duket se flasin, duke riprodhuar vajtimin e trishtuar të Dona Kanforas, e cila përshëndet çdo natë tokën e saj të dashur.

postbck postbck

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

14 hours ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

14 hours ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

2 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

2 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

2 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

2 days ago