<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Eksperti i IT-së zbulon si do të duket bota në vitin 2032

Dhjetë vite më parë parashikoi si do të duket bota në vitin 2022, shumica dolën të jenë të vërteta – eksperti i IT-së zbulon si do të duket 2032-ta

Parashikimet e disa fanatikëve të teknologjisë së re, qysh 10 vite më parë kanë parashikuar sesi do të duhet bota në vitin 2022 – që po dalin të jenë të vërteta.

Tom Scott ka ndarë opinionin e tij për atë sesi do të duket bota në vitin 2022, në një video që e publikoi në kanalin e tij në YouTube, e prej atëherë me vëmendje ka ndjekur zhvillimin e ngjarjeve.

YouTuberi ka parashikuar se kufijtë në ekranet e telefonave të Apple do të zvogëlohen, dhe se kompania gjigante do të ndryshojë fontin e saj në dekadën e ardhshme.

Gjithashtu ka parashikuar me saktësi të paparë që 5G do të “pushtojë Britaninë”, sikurse që ky rrjet do të ketë qasje në internet – por ka pranuar se një gjë e tillë nuk ka qenë e vështirë për t’u qëlluar.

Scott ka theksuar se ka bërë disa parashikime të gabuara sa i përket avancimit të teknologjisë, kështu nuk ka parashikuar që përdorimi i pajisjeve mobile do të kenë prioritet në raport me kompjuterët dekstop.

“Vetëm këtë lëshim e kam bërë. Asokohe pati filluar tranzicioni, e këtë nuk e kam vërejtur”, tha ai.

YouTuberi, që ka afro 5 milionë ndjekës, ka parashikuar që Apple do të prezantojë kufjet e Apple të pajisura me kamerë e mikrofon që do të regjistrojnë tërë kohën jetën tonë.

“Njerëzve nuk po u pëlqen tani ideja të mbajnë në mend të gjitha dhe të shpërndajnë informtata nëpër korporata”, shtoi Scott.

Scott ka pranuar se nuk e kishte vërejtur në kohë trendin e rënies së popullaritet të bllogjeve.

Në fund të vitit 2000, ishte bërë trend që njerëzit në masë të madhe të fillojnë me bllogje – që ishin praktikisht forume për shkruarjen e ideve dhe shpërndarjen e informacioneve në rrjet.

E në fund të vitit 2010, një gjë të tillë e konfirmoi Twitter, ku përdoruesit mund të ndanin bindjen e tyre me shtypjen e një butoni – të gjitha në një kohë.

Tani Scott po parashikon se çfarë do të ndodhë në 10 vitet e ardhshme duke filluar nga tani – që përmbajtja e formave të shkurtra do të dominoj mbi videot e gjata në platformat siç janë YouTube.

“Mendoj që video e shkurta do të jenë trend në YouTube ashtu siç ka vepruar Twitter – duke i lënë në “hije” bllogjet”, shtoi ai.

“Njerëzit akoma do të bëjnë video me forma të përmbajtjes së gjatë dhe akoma do të ketë interesim dhe shikues, por formati i shkurtër është më i thjeshtë dhe do të ketë çdo herë e më shumë. Kam një parandjenjë të keqe që videot e shkurtra do të fitojnë falë numrit të madh të shikimeve”, tha ndër tjera Scott.

Madje pranoi se “koha e bumit” për platformat si YouTube do të shuhet deri më 2032, kurse Google do të shqyrtojë mundësinë e fikjes së plotë të sistemit. /Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

Pse shqiptarët nuk vuanin nga kjo sëmundje dikur? Efektet mbi organizëm të bukës së misrit dhe pse duhet ta konsumojmë më shumë?

    Dikur buka e misrit konsumohej gjërësisht në diktaturë dhe para saj. Konsiderohej si…

21 minutes ago

A e dini se çfarë shkakton kjo bimë e pranishme në shumë shtëpi shqiptare?

    Bima “Diffenbachia” sipas Qendrës Kombëtare Amerikane të Helmimeve mund të jetë fatale për…

33 minutes ago

Çfarë ishte Esnafi në kohë të Turqisë

  Populli i Dibrës e siguronte jetën e vet me mënyra të ndryshme. Një pjesë…

41 minutes ago

Llumi i kafesë për largimin e mushkonjave, si ta përdorni

  Me ardhjen e verës rikthehen edhe mushkonjat, të cilat shpesh kthehen në makthin e…

1 hour ago

Parashikimi i motit për ditën e premte, sa do të shkojnë temperaturat

    Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të…

1 hour ago

Sëmundjet që përkeqësohen gjatë ditëve të nxehta

  Nxehtësia aktivizon mekanizmat e stresit në organizëm, krijon ndjesinë e mungesës së kontrollit, prish…

1 hour ago