Rrëfimi i komandantit nazist për ushtarët shqiptarë në luftë/E pabesueshme se çfarë thoshte

Studiuesi Robert Elsie kishte publikuar në faqen e tij një raport të August Schmidhuber, komandant i Divizionit SS të shqiptarëve të Kosovës, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari. Raporti është shkruar pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë. Konsideratat gjermane për rekrutët dhe cilësinë e divizion “Scanderbeg” janë jo shumë të larta. Schmidhuber nuk është fare entuziast për vetitë luftarake të shqiptarëve, kjo edhe për shkak të mungesës së formimit me rregull dhe disiplinë:

“Për shqiptarët disiplinë do të thotë kufizim i lirisë… Ata kanë kohë.  Nuk duan të luftojnë në formacione luftarake, por në bandat e tyre…Kur nis të bjerë shi, shqiptari e braktis pozicionin e tij. Kur errësohet ai ikën dhe shkon në fshat për të pirë një gotë raki. Kur ka kaluar 12 ditë në detyrë, ai kthehet në shtëpi për 4-5 ditë pa pyetur e pa marrë leje e mandej edhe mund të kthehet, por edhe jo… Shqiptari nuk e pëlqen stërvitjen dhe qitjen. Ajo çfarë ai do më shumë është thjesht të qëllojë me armë kurdoherë që kjo është e mundur, i fshehur duke qëlluar i lumtur në ajër. Uria shqiptare për shumë e më shumë municion nuk ka kufij”, – hap raportin zyrtari gjerman i cili ecën më poshtë me zhgënjimin total që pëson kur i njeh nga afër shqiptarët e mitizuar.

“Kurajua dhe heroizmi i shqiptarëve është një tjetër mit. Ti mund të vësh përpara dhe ta ndjekësh një shqiptar përgjatë rruzullit me një mortajë të lehtë. Ndërkohë që në sulm, ai nuk shtyhet shumë, deri aty ku gjen diçka për vjedhur apo plaçkitur. Sapo ka kapur dhinë, plugun apo rrotën e një makine qepëse, lufta për të ka mbaruar dhe ai kthehet në shtëpi. Sa për mbrojtjen shqiptarët janë ekstremisht nervozë nga zhurma e mortajave. Në kushte të tilla, është absolutisht thelbësore që korpusi i oficerëve drejtues të jetë i madh. Për 20 shqiptarë të duhen dy oficerë gjermanë: një që t’i drejtojë dhe një tjetër që të hedhë sytë e t’i ruajë”, – shkruan oficeri gjerman.

Historianë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur ta kthejnë në element pozitiv këtë karakteristikë shthurëse të shqiptarëve për të mbajtur në këmbë tezën se divizioni nuk u përfshi në krime, se ai nuk mori pjesë në kapjen e hebrejve dhe se ai për këto arsye nuk ka ato implikime që pretendon historiografia serbe.

Mirëpo Schmidhuber na thotë se divizioni arrestoi të gjithë hebrejtë e Kosovës (281) dhe mori pjesë në goditjet e komunistëve. Divizioni u plotësua me 6 491 trupa dhe ai mori trajnim dhe asistencë nga njësitë drejtuese SS në Tiranë.

“Divizioni mori përherë mbështetjen që kërkonte nga Korpusi i Armatës së 21-të ndaj edhe të cilës varej në planin taktik si dhe Komanda Supreme e Armatës së 2-të të Tankeve”, – shkruan më tej kreu i njësisë. Duke cekur lehtë natyrën prej batakçiu të “të ashtuquajturve politikanë shqiptarë”, Schmidhuber na sjell përpara syve një Bedri Pejani, që “nuk donte të dinte se nga vinin paratë, mjafton që të përmbushnin kërkesat e ekzagjeruara të jetës që bënte”.

postbck postbck

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

15 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

16 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

16 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

17 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

17 hours ago